LAJMI I FUNDIT:

Jo vetëm për pasaportën false – Ronaldinho akuzohet edhe për disa krime tjera të paspecifikuara

Jo vetëm për pasaportën false – Ronaldinho akuzohet edhe për disa krime tjera të paspecifikuara

Ronaldinho Gaucho është duke u mbajtur në paraburgim në Paraguai shkaku që hyri në shtetin e tyre me pasaportë false.

Por, kjo nuk është e tëra – pasi mbi legjendën braziliane rëndojnë edhe disa akuza të tjera të cilat nuk janë specifikuar.


Në një intervistë për Globoesporte, Osmar Legal ka bërë të ditur se për ish-lojtarin e Barcelonës dhe Milanit janë hapur disa akuza të tjera.

“Ka indikacione se Ronaldinhon ka krye edhe disa krime të tjera, por nuk është mirë të flasim pa u përfunduar hetime”, ka thënë ai pa dhënë detaje se për çfarë krime bëhet fjalë.

Roberto Asis, vëllai i legjendës braziliane është pjesë e akuzave më të rënda, pasi njihet si një menaxher biznesi dhe mund të lidhet me krime ekonomike.

Avokati i Ronaldinhos, Sergio Querioz ka pranuar se ai ka pranuar tashmë lëndën dhe akuzat të cilat rëndojnë legjendën e futbollit.

Djali i Ronaldinhos, Joao Mendes me mesazh emocionues për babanë e tij që u arrestua në Paraguai: Do të jemi bashkë së shpejti
Lexo po ashtu Djali i Ronaldinhos, Joao Mendes me mesazh emocionues për babanë e tij që u arrestua në Paraguai: Do të jemi bashkë së shpejti

“Ata na kanë dorëzuar rastin dhe akuzat e tyre janë se Ronaldinho dhe vëllai i tij kanë pasur pasaporta false. Ata kanë bashkëpunuar me autoritetet e vendit dhe ne kërkojmë që t’i lirojnë ata menjëherë nga burgimi”, ka thënë ai.

Mirëpo, në rast se ish-ylli i Barcelonës shpallet fajtor, atëherë rrezikon deri në gjashtë muaj burgim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori