LAJMI I FUNDIT:

Jo, sheqeri që gjendet në fruta nuk është i keq për shëndetin tuaj!

Jo, sheqeri që gjendet në fruta nuk është i keq për shëndetin tuaj!

Aq më shumë fruta që hani, aq më të mbrojtur nga diabeti do të jeni – të paktën kështu thonë hulumtimet e reja nga Kina.

Gjatë hulumtimeve të tyre, ekspertët kishin parë se çdo porcion të frutave që e kishin ngrënë pjesëmarrësit në ditë, ndërlidhej me një reduktim prej 12 për qind në zhvillimin e diabetit, krahasuar me personat të cilët asnjëherë nuk hanin gjëra të ëmbla, transmeton Telegrafi.


Veç kësaj, hulumtimi ka zbuluar se mes njerëzve të diagnostikuar me diabet, ata të cilët kishin konsumuar fruta kishin qenë 17 për qind më pak të prirë të vdesin nga çfarëdo shkaktari gjatë shtatë viteve të ardhshme.

Pra, nuk është ndonjë lajm i ri se frutat janë të mira për shëndetin tuaj, por ekspertët deri tani kishin qenë të pasigurt nëse frutat kishin qenë të shëndetshëm edhe për personat me diabet.

Frutat përmbajnë shumë sheqer, gjë e cila mund ta çrregullojë sheqerin në gjak, por hulumtuesit thonë se ai sheqer natyral mund të mos jetë i njëjtë për trupin si sheqertë  e rafinuar. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori