LAJMI I FUNDIT:

Jo një por tri herë përplaset, shoferi i autobusit në Brooklyn godet një furgon – për të vazhduar me një mjet tjetër dhe përfundon në murin e ndërtesës

Jo një por tri herë përplaset, shoferi i autobusit në Brooklyn godet një furgon – për të vazhduar me një mjet tjetër dhe përfundon në murin e ndërtesës

Një video e publikuar më poshtë shfaq momentin kur shoferi i një autobusi përplaset me një furgon në Brooklyn – e sikur kjo të mos mjaftonte, kur tenton të devijoj për të shmangur përplasjen e drejtpërdrejtë – ai humb kontrollin mbi timonin, godet një mjet tjetër dhe më pas përfundon në murin e një ndërtese.

Videoja një minutëshe shfaq aksidentin e pazakontë që ndodh në mes të ditës, në një rrugë që frekuentohet nga miliona amerikanë, transmeton Telegrafi.


Zyrtarë të trafikut urban kanë bërë të ditur se ndërruesi i shpejtësisë i ishte bllokuar, dhe se kjo bëri që autobusi të niset dhe të përplaset me furgonin e ndalur.

Madje akuzojnë mediat për ekzagjerim të rastit dhe se nga ky aksident nuk ka të lënduar – përfshirë këtu edhe shoferin që ishte dëshmitar i “tmerrit”. /Telegrafi/