Duket sikur çdo këngë e Bleros është një hit dhe i ka të sigurta miliona klikime në YouTube.

Kështu, kënga më e tij “Jo jo”, në bashkëpunim me Onatin, ka kaluar shifrën jubilare prej një milion klikimesh.


Shifra është arritur pas pak më shumë se një jave (tetë ditë) pasi u lansua, transmeton Telegrafi.

Blero ka tejkaluar shifrën e nëntë milionë klikimeve me këngën paraprake, “5”, në duet me Shkurte Gashin që e lansoi edhe tre muaj më parë.

Ndërkohë kënga tjetër “N.U.N.” ka arritur mbi tetë milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/