LAJMI I FUNDIT:

Jetullah Krasniqi ruan me xhelozi objekte të vjetra brenda oborrit (Video)

Jetullah Krasniqi ruan me xhelozi objekte të vjetra brenda oborrit (Video)

Oborri i është shndërruar në një hapësirë muzeu. Brenda tij janë të ndërtuara tri objekte secila më e vjetër se tjera.

Kulla daton që nga viti 1912, hambari 200 vjeçar, që mbante ushqimin e kafshëve dikur dhe mbajtësin e drithërave, familja Krasniqi nga fshati Llukar,  ka arrit që t’i ruajë me xhelozi.


Pronari Jetullah Krasniqi ka thënë se këto objekte janë pasuria më e madhe që e ka trashëguar nga stërgjyshi i tij.

“Në atë kohë kanë qenë shumë banorë në shtëpi. Njerëzit kanë banuar lartë dhe kafshët poshtë. Në rast të ndonjë belaje hambari ka garantuar siguri”, tha për RTV Dukagjinin Jetullah Krasniqi.

Të ndërtuara me mjete primitive, këto objekte kanë një histori në vete.

73-vjeçari ka thënë se të tilla nuk mund të gjendën më edhe në ndonjë vend tjetër.

“Sipas rrëfimit të gjyshes, ky hambar duhet të ketë rreth 170 vjet. Drithi është ruajtur këtu. Edhe nëse është mbajtur 10 vjet këtu, drithi nuk është prishur as nuk është mykur, sepse objekti ishte i ndërtuar mirë”, rrëfen Krasniqi, përcjell Telegrafi.

Të tri këto objekte të vjetra, të cilat i mbijetuan kohës, janë shumë të rëndësishme, për familjen Krasniqi.

73 vjeçari  ka thënë se me to, e sidomos me kullën, e gjithë familja janë të lidhur emocionalisht.

“Për ne këto objekte janë shenja se si kanë jetuar të parët tanë. Kullat nuk ka mundur t’i ndërtoj çdokush”, thotë më tej Jetullah Krasniqi.

Jetullah Krasniqi, kujdeset edhe sot me shumë kujdes për këto objekte dhe ka thënë se do t’i ruaj të tilla gjithmonë./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori