Taiga siberiane është një nga vendet më të pasigurta në botë dhe përveç kësaj, është një terren shumë i papërshtatshëm për të udhëtuar, si dhe një vend pothuajse i pamundur për të jetuar.
Dimrat e shkurtra dhe të gjata të ftohta pothuajse tërësisht i pengojnë njerëzit të vendosen, prandaj Taiga në Siberi është një nga zonat më të mëdha të pabanuara në botë, transmeton InfoPress.
Një sipërfaqe prej 8.1 milionë kilometrash katror mbulon po aq sa 10 për qind të sipërfaqes së Tokës dhe banorët e saj janë kryesisht arinj dhe dhelpra gjatë ditës dhe ujqër gjatë natës. Temperatura mesatare është minus 5 gradë Celsius, dhe rekordi është 67.7 nën zero.
Ju ndoshta keni dëgjuar histori rreth ushtarëve japonezë që herë pas here shfaqeshin nga xhungla duke mos e ditur se lufta ka përfunduar, por kjo është një histori edhe më e mahnitshme – për një familje që nuk e dinte as që shpërtheu Lufta e Dytë Botërore.
Fati i pabesueshëm i injorancës e mbajti familjen ruse për 40 vjet në humnerën e Taigës siberiane gjersa në vitin 1987 u takuan me disa gjeologë. Ata mësuan se familja Likov jetonte në izolim të plotë për dekada të tëra. Ata u përkisnin “Ritualistëve të Vjetër”, një degë të Kishës Ortodokse Ruse e cila u nda nga Kisha në mes të shekullit të 17-të për shkak të dënimit të reformave.
Para vitit 1936 ata jetonin në një pjesë të banuar të Rusisë, por kur njëri nga vëllezërit vrau një patrullë sovjetike, babai Likov mblodhi familjen e tij dhe iku në thellësitë e Taigës siberiane. Pas asaj dite ata kurrë nuk u panë përsëri.
Mbijetesa në kushte të vështira 40 vjet pa kripë
Për më shumë se 40 vjet, Karp Likov jetonte në kabinën prej druri që ndërtoi me gruan dhe fëmijët e tij, pak kilometra larg kufirit me Mongolinë. Kur ata vendosën të larogoheshin, ishin katër anëtarë në familje – Karp dhe gruaja e tij Akulina, biri Savin dhe vajza e Natalija. Dy fëmijë të tjerë lindën në sajgën siberiane, Dmitri 1940 dhe Agafi 1943. Ata kishin libra për lutje dhe Biblën e vjetër, nga e cila fëmijët mësuan të lexojnë dhe të shkruajnë.
Ushqeheshin me manaferra, perime dhe visheshin me rroba të bëra vetë. Ata mësuan të bënin gjah pa pushë. Kur Dmitri u rrit, ai u bë gjuetar i vërtetë, aq i mirë sa i zbathur bënte gjueti gjatë dimrit.
Në fund të viteve 1950, në një dimër jashtëzakonisht të vështirë familja u përball me uri, Akulina u sëmur dhe vdiq, duke e lënë burrin të vetëm me fëmijët e saj.
Kur gjeologët i gjetën në vitin 1978, ata nuk mund të besonin se si dikush mbijetoi në këto kushte. Pavarësisht nga vitet e izolimit, Karp i mirëpriti ata dhe mohoi gjithçka që gjeologët i ofruan atij, përveç kripës – të cilën ata nuk e kishin shijuar për më shumë se 40 vjet.
Shkencëtarët gjithashtu i njoftuan për ngjarjet që kishin ndodhur – ata nuk kishin idenë se shpërtheu Lufta e Dytë Botërore dhe se njerëzit kishin zbritur në Hënë.
Familja vetëm në mes të asgjëje
Në vjeshtën e vitit 1981, tre nga katër fëmijët – Dmitri, Natalija dhe Savin – vdiqën brenda pak ditësh diferencë nga njëri-tjetri, duke demonstruar kështu lidhjen e madhe që kishin mes vete.
Gjeologët disa herë shkuan në sajgun siberian dhe i kërkuan vajzës Agafi dhe babait të saj të shpërnguleshin te të afërmit që jetonin rreth 240 kilometra më tej, por ata refuzuan.
Karpi vdiq në shkurt të vitit 1988 dhe e vetmja vajzë e mbijetuar mbeti e vetem në një kasolle prej druri, e detyruar të jetonte e vetme.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre