LAJMI I FUNDIT:

Jeta Xharra prezanton pesë heronjtë e saj, që thotë se i duhen Kosovës më shumë se politikanët

Jeta Xharra prezanton pesë heronjtë e saj, që thotë se i duhen Kosovës më shumë se politikanët

Drejtoresha e BIRN për Kosovën, Jeta Xharra në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala ka folur për jetën dhe karrierën e saj.

Për dallim nga të ftuarit tjerë të emisionit, gazetarja në vend të personazheve politike ka vendosur të komentoj profilin e pesë personave që ajo i konsideron shumë të guximshëm e për të cilët thotë se ka nevojë Kosova.


“Arta Pllana është heroinë për mua pasi i ka vdekur nëna nga coronavirusi e ajo nuk ka pranuar të heshtë sikurse shumica që kanë heshtur, dhe nuk e ka pranuar një moskujdes që ka pasur gjatë trajtimit të nënës së saj në QKUK. Është mjaft e guximshme të flasësh në këtë mënyrë”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

“Guximi tjetër është Rozafa Koliqi. Ajo ishte më e kualifikuara dhe më e doktoruara për Kimi, por UP-ja pranoi në punë dikë tjetër ndërsa kësaj i tha po t’i jap disa kocka, disa orë. Kjo tha jo. Do t’iu qes në gjyq të gjithëve dhe ashtu bëri. Pas tre vitesh ajo u vendos në pozitën meritore e kandidati tjetër më pak meritor më duket se nuk është më aty”.

“Murat Mehmeti është inspektor tatimor. Murati i ka tregua ATK-së çfarë po ndodh, ka tregua edhe në EULEX dhe në fund ka dalë në media. Ai ka dalë dhe ka dëshmua për 17 milionë euro të vjedhura dhe sot e kësaj dite është në gjyq për këtë çështje. Rasti është duke u zhvilluar për njerëzit që i kanë vjedhë ato para”.

“Ramadan Rama është mësues në Drenas që ka vendos mu konfrontu edhe me vëllain e vet që është drejtor shkolle. Ky nuk ka pranua falsifikimin e notave dhe është futur në bela më vëllain e vet…Çfarë kanë ndodhur më pas. Falsifikuesi e ka pranuar veprën…Për mua Ramadani është hero në arsim”.

“Elbasan Maliqi është ndërmarrësi më guximtar. Ai punon me pelet. E gjithë sharra që bëhet në Mitrovicë, ky e mbledh dhe e mbaron peletin. Ai ka një fabrikë në Trepçë por tash kanë vendos me largua për me marrë një market për të vetmin shkak se janë kanë deklaru një vjedhje që se ka bërë”, tregon ndër të tjera Jeta Xharra./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori