Jeta në karantinë: Më pak lëvizim, më shumë pimë dhe hamë ushqim të pashëndetshëm, theksojnë shkencëtarët
Për shkak të pandemisë së coronavirusit njerëzit në gjithë botën janë të detyruar të punojnë nga shtëpia, ndërkaq për shkak të kësaj studimi i ri thotë që njerëzit më shumë pinë dhe hanë ushqim të pashëndetshëm
Në studim kanë marrë pjesë 500 punëtorë, të cilët në përqindje të rritur janë ankuar për dhembje të muskujve, eshtrave dhe ligamenteve, si edhe për tension nervor, kanë theksuar nga Instituti i Punësimit në Britani të Madhe.
Më shumë se gjysma e këtyre njerëzve kanë paraqitur dhembje të reja, posaçërisht në pjesën e qafës, supeve dhe shpinës, shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi.
Të intervistuarit gjithashtu kanë treguar që ushtrojnë më pak se zakonisht, ndërsa një e treta e tyre ka pranuar që ha më shumë se zakonisht.
Një e pesta e të intervistuarve ka pranuar që më shumë konsumon pije alkoolike se zakonisht.
Instituti thekson që shumë të intervistuar kanë theksuar edhe ndjenjën e rritur të rraskapitjes, por edhe të gjumë të dobët.
Nga Instituti këshillojnë që është me rëndësi që gjatë kësaj periudhe të mbahen shprehitë e shëndetshme, të kenë racione të rregullta të cilat janë të gatuara nga artikujt e shëndetshëm.
Ndërkaq në periudhat kur nuk punoni, në vend që të shtriheni, ndani së paku gjysmë ore për ushtrime të cilat i bëjnë mirë trupit tuaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare