LAJMI I FUNDIT:

Jeta e përbashkët

Jeta e përbashkët

Gruaja ime dhe unë ishim të martuar për njëzet vjet. Pastaj u njohëm. (Rodney Dangerfield)


Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com

Gratë dhe burrat jetojnë bashkë, në shumicën e rasteve janë të parapërgatitura të jetojnë për të komplikuar jetën e njëri-tjetrit, nuk arrijnë të kërkojnë të mirat e përbashkëta, të paktën janë ata që kanë arritur ta transformojnë ngarkesën, krizën, problemet në lumturi dhe në gëzim.

Sa më shumë do t’i japim njëri-tjetrit hapësirë, aq më shumë t’i lejojmë njëri-tjetrit liri, aq më afër do të jeni, nëse kërkojmë të mirat, të mirat do të shumëzohen.

Obligimi, përgjegjësia, kriza na ka bërë që tërë jetën të mbrohemi, duke mos lejuar hapësirë për lirinë, kjo e shkatërron dashurinë, ju e ndrydhni atë, ju nuk i dhatë njëri-tjetrit lirinë e dashurisë.

Ne duhet ta respektojmë lirinë e njëri-tjetrit, ta respektojmë privatësinë. Të martohemi do të thotë, unë të marr hapësirën tënde, ti merr hapësirën time, ne bashkohemi në një, por ky
bashkim shumë shpejt bëhet ngarkesë, bëhet i sikletshëm.

Ne vazhdojmë të marrim detyrim, detyrimi e humb freskinë e dashurisë. Natyrisht, si femra ashtu edhe mashkulli janë të hutuar, nuk arrijnë ta shohin njëri-tjetrin, ata merren me vërejtje, me ndalesa e jo me dhurata e komplimente. Duhet të jetë një dhuratë e lirë, që jepet dhe pranohet, por nuk duhet të ketë asnjë lloj kërkese, ose vërejtje. Nëse ju arrini të keni marrëdhënie të lirë ndaj njëri-tjetrit, dhe një dashuri, juve nuk ju duhet asgjë tjetër.

Dashnorët mbeten në hall, në konflikt të përhershëm. Kur e vëren se ti e ke përdor njeriun si mjet, shfrytëzimi bëhet send, atëherë ti je mall për të. Në shumicën e rasteve femrat janë të trishtuara pas aktit të dashurisë me mashkullin, të mashtruara, sepse atë që kanë pritur, nuk e kanë marrë, sepse mashkulli ia kthen asaj shpinën dhe e zë gjumi, mbaron ceremonia.

Interesi i mashkullit ka qenë i përqendruar vetëm në nevojat e caktuara, mashkulli nuk di çfarë kërkon një femër, pastaj ai kthehet në anën tjetër dhe e zë gjumi, duke mos u mërzitur se çfarë po ndodh me femrën. Edhe burrat pak nga pak fillojnë të dyshojnë, të ndihen të mashtruar, se femrat nuk kujdesen më shumë, burrat i duan për interes, për hir të parave, të pushtetit, të sigurisë, ky është një interes i pastër ekonomik, por jo dashuri.

Kur ti je vetvetja, ti nuk kërkon t’i shfrytëzosh të tjerët, i lumtur me vetveten, nuk do të kërkosh interes, nuk do ta shfrytëzosh asnjë njeri. Ti tash je plot energji, duhet ta ndash energjinë tënde me dikë: sa më shumë jep aq më shumë shtohet. Ti tash ndjen mirënjohje, sepse dikush është i gatshëm ta ndajë dashurinë me ty. Ti duaje veten, ti nëse nuk e do veten, si mund ta duash tjetrin, ti as që ia ke bërë vetes këtë pyetje: njerëzit në përgjithësi nuk mendojnë vetëm për veten, njerëzit e dënojnë veten, dhe vazhdojnë ta dënojnë.

Duaje veten, bëju i sigurt në vetveten. Njeriu që është i sigurt në vete, është i sigurt për të gjitha të tjerat në botë. Ti pranon, nuk shqetësohesh për gjëra të kota, ti ecën për tokë, ti je i sigurt në thelbin tënd më të thellë të brendshëm. Nëse dikush të do ty, ti e pranon atë, sepse ti e do vetveten. Ti je i kënaqur nga vetja jote, por dikush tjetër është i kënaqur me ty, kjo është bukuria e dashurisë. Ti thjesht je i lumtur me vetveten.

Dashurinë nuk mund ta mësosh, dashuria e imponuar nuk mund të jetë dashuri, çdo gjë e imponuar është artificiale, dashuria duhet të jetë zhvillim yt i brendshëm, kjo vjen vetvetiu nga brenda, duhet të jetë rritja jote e brendshme që të jetë e vërtetë dhe reale. Do larguar barrierat, do larguar pengesat, atëherë dashuria vetvetiu shtohet, kjo është qenie e natyrshme, nëse arrin t’i hedhësh ferrat, atëherë ajo fillon të shumëzohet, burimi është tek interesimi dhe kujdesi yt.

Të jetosh do të thotë të dashurosh, kjo është dhuratë, që do ta përjetosh në jetë. Pa dashuri njeriu nuk arrin ta shijojë jetën. Dashuria nuk mund të jetë false, ti nga përvoja mëson diçka, por nuk është ajo dashuri e vërtetë, ti duhet të jesh real. Vetëm duke njohur të vërtetën, ti mund ta shohësh ndryshimin mes monedhës false dhe origjinalit.

Pengesat më të mëdha vijnë nga xhelozia, nga frika, nga paaftësia jonë, mos del dikush më i mirë se ne, nga pritjet e ndryshme, nga dëshirat e ndryshme. Nëse arrijmë t’i të zhdukim të gjitha këto, atëherë vjen edhe dashuria e vërtetë.

Xhelozia, urrejtja janë të ftohta, kurse pasioni, epshi janë të nxehtë, kjo është një gjendje lumturie, gëzimi dhe qetësie, prej kësaj lind gëzimi, kënga dhe poezia. Kjo gjendje, në qenien tënde reflektohet në qëndrimin tënd, në sjelljet e tua, në shprehjet, në veshjen, në ecjen tënde. Kjo gjendje e vetëdijes sate të fortë të jep fuqi, të jep dashuri.

Dashuria është marrëdhënie, shprehet nga brenda: burimi i dashurisë qëndron në mendjen tënde dhe në përqendrimin tënd të thellë. Dashuria është në mendjen tënde. Kur ti je absolutisht i lumtur me veten tënde, kur tjetri/tjetra nuk është obligim, atëherë ti je i aftë për dashuri. Nëse ai ka nevojë, ti atëherë e shfrytëzon, e keqpërdor, dominon mbi të, por nuk mund ta duash.

Meqenëse ti e ke obligim, vareni nga njëri-tjetrit, lind ndjenja e frikës, lind frika e xhelozisë se çfarë mund të ndodhë nesër. Dashuria nuk pranon imponime, për urrejtjen dhe xhelozinë nuk ka vend, dashuria sjell liri, ajo në këtë rast nuk është pronë e tjetrit. Kjo është e mundur vetëm atëherë kur ti ke krijuar marrëdhënie të shëndoshë pa obligime, pa imponime, ke njohur cilësinë e dashurisë, jo nga nevoja por nga dëshira.

Arti i dashurisë është i veçantë. Mësojeni artin dhe largojini pengesat, largoni gjithçka që ua prish lumturinë. Ti atëherë e përjeton gëzimin dhe lumturinë.

Obligimet, martesa

Unë do të qëndroj me ty përgjithmonë – kjo thjesht tregon se nuk ka pasur dashuri sa duhet: nga frika ty të duhet garanci e ligjshme. Ku ka drojë për dashurinë, ka nevojë për garanci ligjore. Ti duhet të shkosh në gjyq, kjo vërteton se burri/gruaja në brendësi kanë njëfarë frike se dashuria nuk është e sigurt, nesër mund të prishet. Ndaj, njerëzit kanë gjetur martesën: më mirë të shkojnë në gjykatë dhe të sigurohen.

Kjo është e vërtetë, dashuria të jep ndjesinë se ne do të jemi gjithmonë bashkë, por njerëzit luajnë ndryshojnë, duan për momentin, por, probleme sjell jeta, ajo dashuri zbehet, dashuri është jeta.

Ka mija gjëra që ta prishin gëzimin. Herë-herë edhe gjërat më të vogla prishin lumturinë dhe gëzimin: ti bie në dashuri, në këtë çast je gati të sakrifikosh çdo gjë. Ti tregohesh krejt i drejtë i sinqertë dhe i ndershëm, nuk gënjen fare. Në jetën e përbashkët të fillojnë të shfaqen disa kërkesa e disa vërejtje për njëri-tjetrin. Të gjitha këto sjellin çrregullime, e cili mendon, cili i parashikon përpara se të jetoni bashkë, në shumicën e rasteve të gjitha këto vese/veti bëhen shkas për largim nga njëri-tjetri. Nëse ti e ke dashur, e dashuron, nëse e ke njohur dashurinë e tij, ti do ta kuptosh.

Dashuria e kupton këtë cilësi të brendshme, dashuria nuk duket, është fshehtësi. Kur ajo ekziston, gjithçka lulëzon, kur ajo ikën çdo gjë zbehet, jeta bëhet e pakuptimtë. Dashuria është gjithçka, nuk është besnikëria ajo që e krijon dashurinë, por është dashuria që e krijon besnikërinë.

Dashuri është gjithçka. Kur dashuria ikën, çdo gjë nuk ka kuptim, jeta bëhet e egër, e vrazhdë, jeta merr kah të krizave. Del problemi atje ku nuk është, merr përmasa të vrazhda se mungon dashuria. Mos u dorëzo, aktiviteti të bën energjik, etja jote është farë e shpirtit, etja është fillimi i lidhjes për njëri-tjetrin. Kujdesi yt, interesimi yt të bën të lumtur. Gëzohu, përndryshe të dashuruarit nuk do të kishin asnjë rrugë për transformim. Të panjohurit të shtojnë më shumë interesimin.

Fatkeqësisht është shumë më emocionuese ta dashurosh të panjohurin. Ti kur jeton me dikë bashkë, sa më shumë të jeni bashkë, aq më tepër zbehet interesimi, të rrallë janë ata që janë aktivë tërë kohën. Sa më shumë ta njihni njëri-tjetrin, aq më pak emocione ka: jeta bëhet obligim, rutinë e përditshme.

Njerëzit herë pas here vazhdojnë ta përsëritin të njëjtën gjë. Çdo gjë që përsëritet, bëhet shpejt rutinë. Njerëzit vazhdojnë t’i përsërisin të njëjtat gjëra, me të njëjtë persona. Ata janë të ngarkuar me probleme e me kriza të ndryshme, me fytyra të humbura, të gjithë janë të vuajtur, sikur të kenë humbur çdo shpresë. Arsyeja është e thjeshtë, përsëriten të njëjtat gjëra, nuk arrijnë të transformohen.

Njeriu është në pritje e sipër se çfarë do të ndodhë nesër, pasnesër. Përsëritja të bën bajat. Dashuria jote le të jetë eksperiment, le të jetë hulumtim, mos të përsëritet e njëjta gjë se ne bëhemi bajat. Hulumtimi le të jetë thelbi yt i brendshëm, etja jote le të jetë e pafund. Mos u dorëzo, atëherë jeta jote do të bëhet e lumtur dhe e gëzueshme.

Burri dhe gruaja janë betuar para gjyqit, janë bërë të varur dhe natyrisht ata fillojnë të dominojnë ndaj njëri-tjetrit: të dy ata shpesh kundërvihen, ata nuk kërkojnë të mirat e njëri-tjetrit, por tërë kohën bëjnë vërejtje, grinden vazhdimisht. Që të fillojë grindja është e mjaftueshme vetëm një shkas i vogël. Grindja është shkas për mungesën e lirisë së njëri-tjetrit. Shpesh ata nuk e dinë dhe nuk e thonë se u mungon liria.

Njerëzit jetojnë kështu nga lindja. Ata kanë parë se babai dhe nëna e tyre kanë jetuar kështu, ata kanë parë se gjyshi dhe gjyshja e tyre kanë jetuar kështu. Ata kanë trashëguar, ata jetojnë kështu me mijëra vjet. E kanë pranuar këtë, janë peng të njëri-tjetrit, ata liri nuk kanë. Kjo është e vërtetë, asgjë nuk mund të bësh, gjithçka ndodh ashtu siç duhet të ndodhë. Nëse nuk mund të bësh gjë, prano të jetë i tillë, kjo është mungesë e vetëdijes, mungesë e ngritjes sonë në nivel të lartë mendor. Ky është dëshpërim, ky është dorëzim, pajtim me një të keqe, por pasojat janë të shumta. Këtë njeriu nuk e vëren.

E tillë është jeta, pikërisht një jetë e tillë gjithnjë ka qenë dhe do të jetë. Ky është njëfarë ngushëllimi për dëshirën tonë. Kjo është përpjekje për t’i ikur realitetit tonë të përditshëm. Ti mundohesh t’i fshehësh plagët e tua. Liria i takon njeriut. Për të qenë të lirë ne duhet të japim liri, nuk mund të jem unë i lirë nëse ia marr lirinë tjetrit. Ti je lindur i lirë, ti vazhdon të shkruash romanin e jetës, prej teje varet se kush do të jesh dhe si do të jesh, atëherë jeta bëhet e lumtur dhe zbulim: ti duhet ta krijosh atë, ti e krijon vetveten. Kjo është zgjedhja jote, në shumicën e rasteve ti vetë dorëzohesh, futesh vetë në burg. Ti zgjodhe të jesh peng, sidoqoftë ky është vendimi yt.

Njerëzit kanë frikë të jenë të lirë, liria është e rrezikshme, liri do të thotë t’i japësh llogari vetvetes. Llogaridhënia vetvetes është shumë më e madhe se t’i japësh llogari dikujt tjetër.

Njerëzit që nuk janë përballur me vetveten, njerëzit fetarë dhe jofetarë, bien dakord në një gjë, se liri nuk ka, njeriu nuk është i lirë, vetëdija e njeriut përcaktohet prej forcave të jashtme, nga tradita, nga rrethi i jashtëm! Po kjo është logjike, forca jote e jashtme është statusi yt ekonomik. Hegeli e quan “trashëgimi-histori, fetarët thonë “Zoti” politikanët thonë “Shoqëria”: të gjitha këto janë forca të jashtme, do të thotë se është e vërtetë “ti nuk je i lirë”.

Pasi ne lindim të lirë, pa asnjë kusht, ne duhet të përballemi me jetën, të mos i shmangemi përgjegjësisë, duhet të ballafaqohemi me të vërtetën. Sa më parë ta pranosh të vërtetën, aq më mirë është, sepse ti fillon të jesh vetvetja, të krijosh unin tënd unik. Atë moment te ti lind gëzimi, lumturia, kjo të sjell një kënaqësi të pafund. Ti nuk bën të jesh vëzhgues, ti duhet të jesh pjesëmarrës, vetëm atëherë ti mund ta provosh shijen e sekretit.

Ti duhet ta krijosh vetveten tënde. Asgjë nuk mund ta krahasosh me vetveten, të krijosh vetëdijen tënde, të krijosh vetë qenien tënde. Ti mund të zgjedhësh, ti je i lirë, t’i do të jesh ai që do. Liria do të thotë se ti mund të zgjedhësh çfarë do. Imponimi e zhduk lirinë, për atë duhet të kemi shumë kujdes.

Rreziku qëndron në atë se e vërteta është gjithnjë më e lehtë, rreziku është krizë me dëme dhe shumë i rëndë. Thjeshtë, nga maja e malit ti mund ta hedhësh një gur, që të rrëzohet që nga maja e kodrës dhe ai do të rrëzohet. Por ti në qoftë se kërkon të ngjitesh te vetëdija, në botën e bukurisë, në botën e së vërtetës, të lumturisë, atëherë ti lakmon majat më të larta të mundshme të kodrave: padyshim kjo është shumë më e vështirë, sesa ta hedhësh gurin. Do të thotë sa më lart mundohesh të ngjitesh ti, aq më shumë rrezik ka edhe të rrëzohesh, sepse një hap i gabuar të bën të rrëzohesh, dhe do të zhduket pasioni yt, dëshira jote.

Pse njerëzit nuk jetojnë të lirë, të lumtur, sepse obligimet, rreziku, kërkesat e ndryshme ua marrin lirinë, atëherë lumturia, gëzimi zbehen. Ti lehtë mund ta keqpërdorësh lirinë, por rreziku nuk mund të anashkalohet, rreziku shkakton dëme, shkakton krizë. Pikërisht ti e sheh botën me shumë probleme, kaos.

Në vendet si SHBA, ku mund të kërkosh liri më shumë, e cila ka ekzistuar dhe ekziston gjatë gjithë kohës, kudo që të lindë liria, atje ndodh kaosi. Ju vendosni se sa duhet të jeni të lirë, se çfarë kërkon nga jeta juaj, ju jeni autonomë, kjo është e drejta juaj, por nëse e kuptoni lirinë dhe vlerën e saj, nuk keni për çfarë të brengosni. /Telegrafi/