Mjeku e ka këshilluar këngëtaren britanike, Jessie J, që t’i anulojë koncertet në Australi për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Ajo është dashur që sonte (e martë) të performojë në Melbourne, derisa të mërkurën në Adelaide dhe të premten në Perth.


Mirëpo, koncertet janë anuluar për shkak të sëmundjes.

“Për shkak të një sëmundje të papritur, fatkeqësisht më është këshilluar nga mjeku që t’i anuloj tri koncertet e mbetura në Australi, në mënyrë që të kem kohë për të pushuar dhe për t’u shëruar”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga këngëtarja. /Telegrafi/