LAJMI I FUNDIT:

Jeremiq: Thaçi e Vuçiq u pajtuan për këmbim territoresh, por nuk lejoi Amerika

Jeremiq: Thaçi e Vuçiq u pajtuan për këmbim territoresh, por nuk lejoi Amerika

Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, Vuk Jeremiq, ka deklaruar sot se presidentët e Serbisë dhe  Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, janë pajtuar për këmbim territoresh, por ky opsion dështoi, për shkak se faktori ndërkombëtar, në radhë të parë Shtetet e Bashkuara, thanë se është i papranueshëm çfarëdo ndryshimi i kufijve, qoftë edhe me pëlqimin e ndërsjellë.

Në një intervistë për gazetën “Vreme”, Jeremiq ka thënë se Vuçiqi dhe Thaçi u takuan më 13 mars në Paris, dhe pastaj një javë më vonë në Nju Jork, që ishte një përgatitje për takimin e tyre të përbashkët me Federica Mogherini, më 23 mars në Bruksel, përcjell Telegrafi.


Sipas Jeremiqit, Vuçiq shprehu gatishmërinë e tij për të nënshkruar një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, e cila praktikisht do t’i mundësonte ulëse Kosovës në OKB, por ka vlerësuar se është e nevojshme që të fitonte diçka të prekshme për këtë.

“Ideja e tij ishte  të merrte ndarjen e Kosovës, me saktësisht veriun e Kosovës, gjë të cilën e ka refuzuar Thaçi”, ka thënë Jeremiq.

Në takimet në Paris dhe në Nju Jork, sipas Jeremiqit, “Vuçiq ka shkuar një hap më tej dhe ka ofruar këmbim të  territorit, që në këtë paketë përveç ulëses në OKB, Kosovës t’i takojnë komunat në jug të Serbisë, dhe Thaçi u pajtua me këtë”.

“Problemi lindi kur akterët ndërkombëtarë, sidomos SHBA-të, thanë se në parim  është i papranueshëm çdo ndryshim kufijsh, qoftë edhe nëse të dy palët pajtohen për këtë, sepse kjo do të krijonte një precedent të rrezikshëm, i cili do të mund të zbatohej edhe diku tjetër në Ballkan”, tha Jeremiq.

Ish-ministri i jashtëm serb dhe presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Jeremiq thotë se pas kësaj u krijua një problem serioz për Vuçiqin, sepse ai shumë më herët është obliguar për të nënshkruar një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve, “dhe tani duket se për këtë nuk do të fitojë asgjë”.

“Pika e fundit për të cilën Vuçiqi dhe Thaçi ishin marrë vesh ishte skenari i arrestimit të Gjuriqit në në veri të Kosovës”, thotë Jeremiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Kalo në kategori