Shkencëtari Neil Ferguson, i cili këshilloi kryeminstrin britanik, Boris Johnson, për vendosjen e masave të bllokimit për të luftuar coronavirusin, ka dhënë dorëheqje nga roli i tij qeveritar pasi shkeli rregullat e kufizimit për të takuar të dashurën e tij e cila është e martuar me dikë tjetër.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ferguson 51 vjeç e lejoi Antonia Staats të udhëtonte nëpër Londër për ta vizituar atë në shtëpinë e tij përkundër bllokimit, për të cilin ai vazhdimisht ka theksuar se është jetik në ndalimin e përhapjes së virusit.
Staats 38-vjeçe jeton me burrin e saj, i cili është në të 30-tat dhe me dy fëmijët e tyre në një shtëpi prej 1.9 milion funta, në jug të Londrës.
Ajo udhëtoi nëpër qytet për të vizituar shkencëtarin dhe kjo ndodhi pasi bllokimi u vendosë më 23 mars.
“E pranoj që nuk kam vepruar mirë, dhe mora rrugën e gabuar”, tha Ferguson i “Imperial College London”.
“Prandaj, jam larguar nga implikimi im në Sage”, tha ai duke iu referuar Grupit Këshillimor Shkencor për Emergjencë.
“Më vjen keq për çdo ‘dëmtim’ të mesazheve rreth nevojës së vazhdueshme për distancim shoqëror për të kontrolluar këtë epidemi shkatërruese”, ka shtuar ai.
Bëhet e ditur se Mbretëria e Bashkuar është bërë shteti me numrin më të lartë të vdekjeve nga coronavirusi i ri (COVID-19) në Evropë, pasi kjo shifër u rrit në 29.427. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një epokë e re diplomacie – çfarë do të thotë për botën njohja e Palestinës nga Irlanda, Spanja dhe Norvegjia
Stacioni më i thellë i metrosë në botë gjendet në Azi – do t’ju bllokohen veshët gjatë ecjes
Municionet perëndimore ngadalësuan përparimin e rusëve drejt Kharkivit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251