LAJMI I FUNDIT:

Jep dorëheqje kryeministri i Rumanisë – rotacion mes partnerëve të koalicionit qeverisës

Jep dorëheqje kryeministri i Rumanisë – rotacion mes partnerëve të koalicionit qeverisës

Kryeministri rumun, Nicolae Ciuca ka dhënë dorëheqje.

Ai e bëri këtë për t’ia lënë postin e kryeministrit një partneri koalicioni si pjesë e një marrëveshjeje për ndarjen e pushtetit që synon ruajtjen e stabilitetit në një vend të rrënuar nga grindjet politike, raporton ft.


Ciuca, gjeneral i pensionuar i ushtrisë, dha dorëheqje pas gati 19 muajsh për t’ia dorëzuar pushtetin udhëheqësit socialdemokrat, Marcel Ciolacu.

Të dy ranë dakord të zëvendësojnë njëri-tjetrin në vitin 2021, pasi Rumania ndryshoi shtatë kryeministra në më pak se 10 vjet.

Zëvendësimi u vonua për disa javë shkaku i grevës së mësuesve dhe pas disa tentativave të dështuara, Ciuca arriti të bindë sindikatat të heqin dorë nga protestat e tyre duke u dhënë atyre paga më të larta dhe duke u premtuar përmirësim të kushteve të punës.

“Ne po fillojmë procedurën e rotacionit dhe planifikojmë që në fund të kësaj jave të kemi një qeveri të re që të vazhdojmë të zgjidhim të gjitha çështjet në vend”, shtoi Ciuca.

Pas konsultimit me presidentin, Klaus Iohannis, i cili propozon kryeministrin, Ciolacu, nëse emërohet, ka dhjetë ditë kohë për të paraqitur kabinetin dhe për të marrë miratimin nga parlamenti.

Iohannis tha më herët se nuk do të kundërshtonte ndryshimin e pushtetit, nëse ka një marrëveshje brenda koalicionit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori