Jennifer Lopez ka njoftuar se është rikthyer në xhirimet e filmit të ri të Netflix të titulluar, “The Mother”.

Artistja, e ndjekur nga 180 milionë njerëz vetëm në Instagram, tregoi se ndodhet në Vancouver për realizimin e filmit të saj të ardhshëm.


Në film, ylli do të portretizojë një vrasëse të rrezikshme, e cila detyrohet të kthehet në këtë profesion nga i cili kishte hequr dorë, në mënyrë që ta mbrojë vajzën e saj, të cilën e kishte dhënë për adoptim para shumë vjetëve.

Screenshot 6 35 Jennifer Lopez (Foto: Instagram)

Të hënën në mëngjes, Lopez postoi një 'selfie' në InstaStory, të veshur me një triko dimri.

Ndonëse xhirimet e “The Mother” kan nisur për një kohë të gjatë, kjo duket se do të zgjasë akoma.

J.Lo e njohur edhe për rolin e saj në filmin “Second Act”, ka edhe disa projekte të tjera filmike në pritje për t’i realizuar, në mes së cilave edhe “Marry Me” dhe “The Godmother”.

shades of blue jennifer lopez scaled Jennifer Lopez (Foto: Netflix)

Lansimi i “Marry Me” është shtyrë për në shkurt 2022 për shkak të pandemisë, kurse për “The Mother” nuk ka ende një datë të saktë publikimi.

Theksojmë se këtë vit u shtynë një mori filmash si pasojë e situatës me COVID-19. /Telegrafi/