LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Lopez paditet 150 mijë dollarë për shkelje të së drejtës së autorit

Jennifer Lopez paditet 150 mijë dollarë për shkelje të së drejtës së autorit
Jennifer Lopez (Foto: Instagram)

Bota mund të jetë pasive në shtëpi këtë kohë, por me sa duket paditë e personave të famshëm nuk po pushojnë.

Sipas E! News, Jennifer Lopez është duke u paditur për postimin e një fotografie në Instagram pa lejen e fotografit, dhe kjo tingëllon si e çrregullt.

Sipas dokumenteve gjyqësore, fotografi i New York-ut, Steve Sands ka akuzuar yllin e “Hustlers” dhe kompaninë e saj të prodhimit Nuyorican Productions për shkelje të drejtave të autorit.


Jennifer Lopez (Foto: Instagram)

Procedura thotë që 50-vjeçarja përdori një fotografi të marrë nga Sands për të ‘promovuar’ markën e saj në Instagram, ku ajo numëron mbi 119 milionë ndjekës.

Në padi, thuhet se Lopez e bëri këtë pa leje për të ndarë imazhin në platformën e saj në median sociale dhe pa kompensim për fotografin.

Fotografia në fjalë është një foto e artistes amerikane, e shkrepur nga Sands, e cila prej asaj kohe ka marrë mbi 656,000 pëlqime.

Ajo ishte publikuar për herë të parë në llogarinë e saj në Instagram në 22 qershor 2017.

Jennifer Lopez (Foto: Leon Bennett/Getty Images)

Sipas dokumenteve të gjykatës, fotografi ka ‘të drejtë në dëme ligjore’ deri në 150,000 dollarë për ‘punë të shkelur’.

Kjo nuk është hera e parë që Jennifer paditet për postime të tilla, pasi në tetor të vitit të kaluar dikush tjetër kërkoi 150,000 dollarë shpërblim prej saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Ai s'ka me qenë kurrë i yti", Xheneta i përgjigjet komentit për Gjestin

Magazina
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Magazina
Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Magazina
G Bani ndez shtëpinë e Big Brother VIP - sjell informacione nga jashtë

G Bani ndez shtëpinë e Big Brother VIP - sjell informacione nga jashtë

Magazina
Në prag të Ramazanit, Adem Ramadani dhe Meda publikojnë ilahi

Në prag të Ramazanit, Adem Ramadani dhe Meda publikojnë ilahi

Magazina
BBC fshin dokumentarin për përvojat e fëmijëve në Gaza pasi narratori doli të ishte djali i një zyrtari të Hamasit

BBC fshin dokumentarin për përvojat e fëmijëve në Gaza pasi narratori doli të ishte djali i një zyrtari të Hamasit

Magazina
Kalo në kategori