eksperti ad

Aktorët Jennifer Garner dhe Ben Affleck janë parë sërish të lumtur sikurse një familje, për herë të parë prej se kanë konfirmuar ndarjen e tyre.

Garner dhe Affleck para një muaji njoftuan për ndarjen e tyre pas dhjetë vjet martesë dhe prej atëherë nuk janë parë në publik të bashkuar me fëmijët e tyre.

Sidoqoftë, 43 vjeçarja Jenifer Garner dhe 42 vjeçari Ben Affleck, përkundër dallimeve, janë paraqitur të bashkuar si familje të shtunën në Atlanta, ku kanë kaluar kohë me tre fëmijët e tyre, Violet, Seraphina dhe Samuel, transmeton Koha.


Aktorja Garner është parë e lumtur derisa po mbante djalin e tyre Samuel, ndërsa i buzëqeshur ishte edhe Affleck. /Telegrafi/