LAJMI I FUNDIT:

A jeni pranë një personi që teshtin apo keni frikë nga infeksioni?

A jeni pranë një personi që teshtin apo keni frikë nga infeksioni?

Një truk shumë i thjeshtë por efektiv për t’u mbrojtur menjëherë!

Mënyra më e mirë për të mbrojtur veten është të fryni hundën tuaj sa më shpejt që të jetë e mundur dhe ta bëni përsëri pas disa minutash!


Në këtë mënyrë, nga hunda nxirret një sekrecion, i cili mund të përmbajë mikroorganizma nga pikat e imëta që pacienti i ka shpërndarë në ajër duke teshtirë, shkruan Cosmopolitan, përcjell Telegrafi.

Detyra e mukusit në hundë është të mbrojë mukozën brenda sistemit të frymëmarrjes duke parandaluar kontaktin e tij të drejtpërdrejtë me mikroorganizmat, por nëse mukusi i infektuar qëndron në hundë për një kohë të gjatë, ai gjithashtu mund të bëhet burim i infeksionit.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që hunda duhet të fryhet vazhdimisht, pasi kjo mund të shkaktojë efektin e kundërt – mukoza në hundë mund të dëmtohet, duke rritur kështu ndjeshmërinë ndaj ftohjeve.

Hunda duhet të fryhet me kujdes. Nuk është mirë të fryni të dy vrimat e hundës në të njëjtën kohë, pasi ajo krijon presion që mund të shtyjë mukusin e infektuar drejt veshit.

Rezultati është shpesh inflamacioni i kanalit të veshit që lidh faringun me veshin e mesëm. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori