LAJMI I FUNDIT:

“Jeni mësuar veç me fol e mos me thënë asgjë”, “mos mu përzini në profesion”, “a dini të më tregoni çka ju tregova” debat mes Musliut, Konjfucës dhe Kurtit

Një përplasje verbale ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës, ndërmjet deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministrit Albin Kurti.

Përplasja ndodhi kur deputetja Musliu pyeti kryeministrin Kurti pse shumica e ministrive po funksionojnë me ushtrues detyre të sekretarit dhe nuk ishte e kënaqur me përgjigjen që mori.


“Prapë nuk mora përgjigje…jeni mësuar veç me fol e mos me thanë kurgjo…”, tha Musliu, duke shtuar se Ministria e Arsimit, ajo e Kulturës, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Jashtme janë ose me ushtruese detyre të sekretarit ose nuk kanë fare.

Ajo tha se në total janë nëntë ministri pa sekretar, ndërsa në të dhënat zyrtare në ueb faqe vetëm tri  ministri kanë sekretar dhe për dy ministri nuk ka të dhëna.

“Prandaj, mos filozofoni”, tha Musliu, duke iu drejtuar Kurtit.

E fjalia “mos filozofoni” nxiti reagimin e Konjufcës.

“Gane kujdes mos mu përzieni në profesion kur thoni mos filozofoni se me filozofu nuk është bash kollaj…Sikur unë me thanë mos ‘juridizo, a çka me thanë…kujdes”, u shpreh Konjufca.

Pas deklaratës së Konjufcës, reagoi edhe kryeministri Kurti i cili tha se nuk është e vërtetë që MASHT është me ushtrues detyre të sekretarit.

“Së pari nuk është e vërtetë që Ministria e Arsimit është me ushtrues detyre…Ju po flisni kur i keni marr të dhënat, por ku di unë kur i keni marr të dhënat…unë i di shumë gjëra po jo kur i keni marr të dhënat ju.

Nuk është e vërtetë që MASHT-i është me ushtrues detyre… aty kemi sekretaren permanente…”, tha Kurti.

Ai më tej shtoi “ju thatë që nuk ju përgjigja. Për besë nuk është e vërtetë.. unë ju përgjigja juve sipas të gjitha kritereve racionale dhe të parlamentarizmit”, tha ai.

“Kam veç një pyetje për ju a dini me më kallxu çka ju kallxova…. unë u përgjigja në pyetjen e juaj… A dini ju të më tregoni çka ju tregova…”, tha ndër të tjera Kurti.

Edhe kjo deklaratë nxiti reagimin e Musliut, e cila tha se “ky hajgaregjia këtu 40 për qind të elektoratit të tij i ka quajtur analfabetë funksional”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët

Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët

Lajme
Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Lajme
Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Lajme
Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Siguri
Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Politikë
Kalo në kategori