Bitcoin pati një vit të jashtëzakonshëm me një rritje mbi 1,700 për qind, por nuk ishte kriptovaluta më fitimprurëse e vitit 2017.
Investopedia iu sjell kriptovalutat që po performojnë më mirë se Bitcoin që duhet shikuar gjatë vitit 2018.
Ripple
Ripple është “bestseller” në mesin e pesë kriptovalutave më të mëdha. Kjo monedhë nga një pjesë e një centi (0.006523 dollarë) aktualisht tregtohet me 3.21 dollarë, deri më tani është rritur 35 mijë për qind apo 350 herë në vlerë. Me kapitalin e saj të tregut prej 124 miliardë dollarësh, Ripple kaloi konkurrencën për t’u bërë kriptovaluta e dytë më e vlefshme në botë pas Bitcoin.
Ethereum
Ethereum është kriptovaluta e tretë më e madhe me një kapital të tregut prej 98.7 miliardë dollarësh. E vlefshme vetëm 8 dollarë në fillim të vitit të kaluar, tash kjo monedhë është rritur 150 herë.
Blockchain i Ethereum është bërë platforma më e zakonshme për ofertat fillestare të monedhave (ICO). Nga pikëpamja e përdoruesit, Bitcoin është vetëm një sistem pagesash, ndërsa Ethereum u jep përdoruesve aftësinë për të shkruar programe të bazuara në portofol, të cilat janë të dobishëm për ICO-të.
Kjo kriptovalutë është programuar nga Vitalik Buterin, një programues ruso-kanadez.
Bitcoin Cash
Bitcoini origjinal u nda në Bitcoin Cash, Bitcoin Gold dhe B2X.
Duke u ndarë nga Bitcoin, Bitcoin Cash ka rritur madhësinë e blloqeve nga një megabajt [është shumëfish i njësisë bajt për informacion dixhital] deri në tetë Bitcoin, është më i shpejtë se Bitcoin dhe ka tarifë të vogël për transaksion.
Megjithatë, shpesh kritikohet se është tepër e centralizuar. Shumica e minierave të Bitcoin Cash janë bërë në Kore të Jugut, ku shumica e argumenteve thonë se janë në pronësi të vetëm dy njerëzve, Jihan Wu dhe Roger Ver.
Cardano
Cardano në thelb është një Blockchain që punon si një kriptovalutë dhe si një platformë për kontratat e zgjuara dixhitale. Qëllimi i saj është të bëhët “projekti i parë që duhet të zhvillohet nga një filozofi shkencore”.
Kjo kriptovalutë misterioze ka gëzuar rritje të madhe që kur u publikua më 1 tetor 2017. Sot tregtohet me 1 dollar nga 0.02 dollarë që e kishte vlerën fillestare.
Litecoin
Filloi në vitin 2011 me qëllim që të ishte “argjendi” për “arin” e Bitcoin.
Është zhvilluar për të përmirësuar mangësitë e Bitcoin dhe ka fituar mbështetjen e tregut së bashku me vëllimin e lartë të tregtisë dhe të likuiditetit. Litecoin është projektuar për të prodhuar një maksimum prej 84 milionë monedha, katër herë më shumë se Bitcoin.
Aktualisht një Litecoin tregtohet 253 dollarë, me një rritje prej 5,500 për qind krahasuar me një vit më herët. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Trajtimi i punëtorëve teknikë vazhdon të jetë shqetësues
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë