LAJMI I FUNDIT:

A jeni gati për përballjen më të madhe në CS2?

A jeni gati për përballjen më të madhe në CS2?

Korporata Rugove ka vazhduar me aktivitete e saj, ku kësaj radhe kanë organizuar një turne të madh në CS2, me përballjen e madhe mes legjendave që mezi e presin ta shohin fansat e Counter-Strike.

Ujë Rugove së bashku me Federatën Esports Kosova kanë organizuar një turne të madh që do të zhvillohet më 23 dhe 24 mars të këtij viti.

Ideja e turneut është të mblidhen sa më shumë fonde, të cilat do t’i dhurohen Asociacionin Nacional të Autizmit (ANAK) në Kosovë.

Për të mbledhur sa më shumë fonde, Ujë Rugove ka organizuar një përballje titanësh, mes legjendave të Counter-Strike.

Ekipi Juanflatroo kundër Ekipit Xhoci do të ndeshen mes vete me datë 24 mars nga ora 20:00.

E gjithë përballja do të mund të ndiqet në twitch.tv/xportalesports

Çdo donacion i grumbulluar nga ky turne shkon drejtpërdrejt në mbështetje të ANAK dhe punës së tyre të rëndësishme me fëmijët me autizëm.

Detajet e Bankës:

– Banka Ekonomike: 1401000001748216

– ProCredit Bank: 1180003412000197

– BKT: 1970879220031157

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori