Jelekë dimëror Moncler, çorapë Nike, Reebok, e veshje Stone Island – Dogana parandalon katër tentativa për import të mallrave të falsifikuara

Dogana e Kosovës parandalon katër tentativa për import të mallrave të falsifikuara gjatë shtatorit.
Dogana e Kosovës gjatë muajit shtator ka ndaluar në katër raste të ndara tentativa për import të mallrave të falsifikuara.
Në kuadër të këtyre kontrolleve janë ndaluar 300 jelekë dimëror me logon Moncler, 300 palë atlete me logot Adidas, Reebok dhe Miu Miu, 5,180 palë çorape me markat Nike, Calvin Klein, Reebok dhe U.S. Polo Assn si dhe 225 veshje tekstili me markën Stone Island.
Në njoftim thuhet se këto parandalime të importit të mallrave të falsifikuara ndërhyrje janë rezultat i analizës së avancuar të riskut dhe vigjilencës së oficerëve doganorë, të cilët kanë parandaluar që produktet e dyshuara si pirate të depërtojnë në tregun e vendit, duke mbrojtur konsumatorët dhe të drejtat e pronësisë intelektuale. /Telegrafi/


























































