Jehona Lushaku-Sadriu i jep mbështetje Ardian Shalës për kryetar të Suharekës

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka dhënë mbështetje të plotë kandidatit për kryetar të Komunës së Suharekës, Ardian Shalës, i cili po ashtu është nga radhët e së njëjtës parti.
Përmes një video-adresimi, Lushaku-Sadriu ka theksuar arsyet pse Shala konsiderohet një nga kandidatët më të fortë për komunën.
“Kandidaturën e doktorit Ardian e shoh si njërën prej më të fuqishmeve nga gjithë kandidatët për komunat e Kosovës”, tha deputetja.
“Doktori Ardian njihet për profesionalizëm, njihet për humanizëm”, vijoi ajo, duke shtuar: “Secili njeri në Kosovë e mban mend si një doktor humanist që i hap dyert për qytetarët pa asnjë hezitim”.
Sipas Lushaku-Sadriut, si kryetar i komunës, Shala mund të jetë një shembull i integritetit të lartë dhe i qeverisjes së mirë, duke qëndruar gjithmonë afër qytetarëve.
“Ai është i vetëdijshëm se garon me një program, me një peshë tepër të madhe që i adreson nevojat e qytetarëve të Suharekës”, tha më tej deputetja.
“Unë i dëshiroj të gjitha të mirat doktorit Ardian dhe shpresoj shumë që pas dymbëdhjetit vijë për të festuar Suharekë”, përfundoi Lushaku-Sadriu.




















































