LAJMI I FUNDIT:

Jeep Wrangler i modifikuar me drita që të frikësojë për Halloween

Jeep Wrangler i modifikuar me drita që të frikësojë për Halloween

Kanë mbetur edhe disa ditë nga data më e frikshme e vitit edhe Wrangler i është bashkuar festës së bashku me të tjerët

Modeli Wrangler është një ndër makinat më të modifikuara, duke filluar nga ato që modifikohen në linjat e prodhimit, deri te modelet që ndryshohen në garazhe të ndryshme, varësisht nga dëshira e përdoruesit, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, kemi parë shumë modifikime të këtij modeli, shumë prej të cilave kanë shkuar shumë keq, duke ia ndryshuar dukjen për te keq, derisa ndryshimet që ka bërë Orackle Lighting janë po aq të çuditshme.

“Ky është Jeep më i zemëruar deri më tani”, është thënë lidhur me këtë model, që në pjesën e poshtme dhe anësore i janë vënë drita LED me ngjyrë të kuqe.

Reflektimi që lëshojnë ato në sipërfaqen e zezë, kanë bërë që të jetë mjaft i frikshëm, veçanërisht tani që është festa e Halloween dhe të gjithë duan të frikësojnë të afërmit.

Të gjitha ata që e kanë një Jeep Wrangler dhe duan ta modifikojnë me këto drita, mund t’i porosisin për 1,480 euro dhe t’i vendosin në pjesët e caktuar të veturës. /Telegrafi/