LAJMI I FUNDIT:

Jeep kërkon ndihmë nga njerëzit për ta emëruar makinën Wagoneer S – personit që i zgjidhet ideja do t’i jepet shpërblimi i madh

Jeep kërkon ndihmë nga njerëzit për ta emëruar makinën Wagoneer S – personit që i zgjidhet ideja do t’i jepet shpërblimi i madh

Jeep ka rrugës një Wagoneer elektrik. Kompania e prezantoi modelin dhe disa të tjerë në muajin shtator, duke e quajtur atë Wagoneer S në atë kohë.

Sidoqoftë, ky nuk do të jetë emri i tij zyrtar kur të dalë në shitje. Jeep hapi një konkurs online duke kërkuar emra të mundshëm për këtë makinë, dhe për këtë po pyet qytetarët për ide të emrit.

Atij personi që i përzgjidhet ideja për emrin do t’i jepet një pako shpërblimi që ka vlerë prej 40 mijë dollarë, transmeton Telegrafi.

Konkursi nisi më 23 nëntor dhe është i hapur deri të premten më 2 dhjetor.

Jeep ka një faqe interneti ku i pranon aplikimet, së bashku me formularin që duhet plotësuar. Secili që merr pjesë në këtë konkurs duhet të jetë shtetas amerikan.

Në tabelë, duhet të plotësoni të dhënat tuaja, aty gjendet edhe kutia ku duhet të jepni idenë për emrin, që duhet të jetë me 50 shkronja ose më pak.

Fituesi i çmimit të madh do të shpërblehet me udhëtim për skijim në Jackson Hole Mountain Resort. Paketa përfshin biletat e avionit, akomodimin, biletat e ashensorit, qiratë, udhërrëfyesin dhe udhëzimet si dhe një gift-card prej 1,000 dollarësh për të blerë në dyqan.

Në njoftim, kompania thotë se fituesi mund të marrë edhe tre persona me vete.

Jeep Wagoneer S është vetëm një EV që do t’i bashkohet linjës së prodhuesit të automjeteve në vitet e ardhshme. Jeep prezantoi gjithashtu Recon 2024, një SUV elektrik i fortë. Recon dhe Wagoneer S do të hyjnë në prodhim në vitin 2024 në SHBA. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Auto
Si i mban larg kangurët logo e re e veçantë nga Volkswagen

Si i mban larg kangurët logo e re e veçantë nga Volkswagen

Auto

"A e dini pse ju ndaluam?"- si t'i përgjigjeni kësaj pyetjeje të policisë rrugore

Auto
Fshirësit e xhamit nuk funksionojnë - kjo vajzë ka një zgjidhje të thjeshtë që bëri të gjithë të qeshin

Fshirësit e xhamit nuk funksionojnë - kjo vajzë ka një zgjidhje të thjeshtë që bëri të gjithë të qeshin

Auto
Kosovari prezanton në Itali veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX” - çmimi i saj do të jetë deri në 1.7 milion euro

Kosovari prezanton në Itali veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX” - çmimi i saj do të jetë deri në 1.7 milion euro

Auto
Porsche zbulon çmimin e modelit të ri Panamera E-Hybrid

Porsche zbulon çmimin e modelit të ri Panamera E-Hybrid

Auto
Kalo në kategori