LAJMI I FUNDIT:

Jean-Philippe Mateta, golashënuesi i papritur që pushtoi Ligën Premier – e kishin në klub, por nuk llogaritën në të deri tani

Jean-Philippe Mateta, golashënuesi i papritur që pushtoi Ligën Premier – e kishin në klub, por nuk llogaritën në të deri tani

Jean-Philippe Mateta zbarkoi në Crystal Palace në janar 2021 pas golave ​​të tij me Mainz në Bundesligë, megjithatë, francezi ngeci në ditët e para në “Selhurst Park”.

Me Patrick Vieira si trajner, në 44 ndeshje, shënoi gjashtë gola dhe me Roy Hodgson, në pesë ndeshje sa luajti, festoi pesë të tillë.


Shifra të jashtëzakonshme, pasi që  Mateta ishte zëvendësues. Ai luajti vetëm shtatë ndeshje në Ligën Premier në gjysmë-sezonin e tij të parë në të cilin ishte i huazuar te Crystal Palace.

Pastaj si një ‘Shqiponjë’ me kontratë, ai filloi në 12 ndeshje në sezonin 2021/2022 dhe gjashtë sezonin e kaluar.

Një transferim i mundshëm dukej në horizont, por Mateta nuk u dorëzua kurrë.

“Për një sulmues është gjithmonë mirë të luash. Është e vështirë të luash një ndeshje, të qëndrosh në stol për një tjetër dhe pastaj të luash përsëri…”, vuri në sulmuesi, jeta e të cilit ka ndryshuar me ardhjen e Oliver Glasner në krye.

“Po filloj të marr një ritëm dhe ndjej se kjo më jep besim. Trajnerët më kanë dhënë përgjegjësi dhe tani duhet t’u tregoj atyre se jam i përgatitur. Mund të përmirësohem ende, por golat më japin më shumë besim”, ka thënë Mateta.

Dy dyshe radhazi

Në nëntë ndeshjet e Ligës Premier me ish-trajnerin e Eintracht Frankfurt në stolin e Crystal Palace, Mateta ka startuar në të gjitha, duke shënuar tetë gola.

Ai ka arritur tu shënojë ekipeve si Burnley, Luton, Nottingam Forest, Man City, West Ham dhe Newcastle.

Këtyre dy të fundit iu shënoi nga dy herë, ku erdhën dy fitore, nga tre fitoret radhazi për Palace që i ka vulosur kështu mbetjen në Ligën Premier.

Në këtë periudhë, vetëm Cole Palmer (Chelsea) ka shënuar më shumë gola (10) se Mateta (8) .Ai ka 11 gola në këtë sezon të Ligës Premier, ndërsa ka kontribuar edhe me katër asistime.

Oliver Glasner, trajner i Crystal Palace, është ndarë i kënaqur me formën që ka treguar sulmuesi i tij kryesor.

“Mateta është ai që shënon golat. Ka shumë cilësi. Ka shumë besim te vetja dhe po punon shumë. Ai është i vetmi”, deklaroi Glasner.

Me 1.92 metrat e tij, ‘9-shi’ francez po dominon zonat, sidomos në “Selhurst Park”. Ai ka grumbulluar pesë ndeshje rresht Ligën Premier duke shënuar në shtëpi. Ecuri e bukur. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Inter Miami fiton me rezultat të thellë, Messi me paraqitje monstruoze duke kontribuar në gjashtë gola

Inter Miami fiton me rezultat të thellë, Messi me paraqitje monstruoze duke kontribuar në gjashtë gola

Ndërkombëtare
E quajti lojtar të ligës së dytë, Haaland vjen me një përgjigje të ashpër ndaj Roy Keane

E quajti lojtar të ligës së dytë, Haaland vjen me një përgjigje të ashpër ndaj Roy Keane

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori