LAJMI I FUNDIT:

Java nis me rritje temperaturash, parashikimi i motit në Shqipëri

Java nis me rritje temperaturash, parashikimi i motit në Shqipëri
Foto: Ilustrim

Deri në orët e mesditës Shqipëria do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore, ndërsa kalime të pakta vranësirash do të ketë në zonat e thella malore.

Por në orët vijuese pritet që vranësirat herë pas here të shfaqen në zonat malore dhe pjesërisht në qytetet e zonës së ulët.


Parashikohet që më të theksuara vranësirat të jenë në zonat Verilindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 27°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Republika e Kosovës parashikohet të jetë në dominimin e kthjellimeve në orët e para të ditës në pothuajse të gjithë territorin.

Por mesdita dhe pasditja kryesisht sjellin kalime të pakta të vranësirave, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Veriore. /tch/