Java Kulturore Kombëtare edhe këtë vit vjen me një sërë aktivitetesh në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Nga data 21 deri më 30 nëntor, këto aktivitete do të shpërfaqin punën dhe kreativitetin e artistëve nga Kosova dhe Shqipëria.


Këto aktivitete do të përfshijnë koncerte, ekspozita, shfaqje të filmave, shfaqje të operave si dhe workshop-e dhe festivale.

468088631 971032165070179 4638943740846565267 n 1

Java Kulturore Kombëtare mbahet në nëntor në kuadër të festimeve për pavarësinë e Shqipërisë.

“Java Kulturore Kombëtare, Kosovë - Shqipëri. Nga data 21 deri më 30 Nëntor, këto janë aktivitetet e përbashkëta që mund t’i ndiqni në qytete të ndryshme të Shqipërisë.Festojmë javën e Pavarësisë”, thuhet në postimin e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Ministria gjithashtu publikoi edhe fotografi të këtyre plan-programeve. /Telegrafi/

467762252 971032191736843 1736159024208167024 n