Superliga filloi me sfidën e nxehtë mes Standard Benz dhe Blendi Center që ishte një ndeshje e ashpër dhe që solli vetëm një gol në fund të takimit. Standard shënoi me Xhavit Konjufcen dhe mori piket e radhës në kampionat. Bajrami me yje gjeti fitoren e parë këtë javë ku kundërshtarë i tyre ishte FC Besa, e cila u mposht me rezultat 5-2. Ne këtë sfidë u paraqit dhe Muhamet Dragusha, ndërsa shkëlqyen Mentor Syla me dy gola dhe Agon Ramadani me një gol. Valentino Caffe gjithashtu gjeti fitoren e parë ndaj Gadimës me rezultat 3-1, ndërsa vazhdoi me fitore Termax që mposhti Nipat e Dajes me rezultat të thellë 7-3. Fitore shënoi dhe Gumnasella e Sllovia që mposhtën Euro Plastin me rezultat 3-1, përkatësisht Xhaminë e Magurës, gjithashtu me rezultat 3-1.

superlig2


Njëra nder sfidat më të bukura ishte ajo mes Avni Ites dhe Mobi Shop Gaxhes që i dha afro 500 tifozëve një sfidë interesante. Në fund Kemajl Gashi dhe Avni Ita fituan me rezultat 3-2. Venezia nga Dobraja gjithashtu nuk gaboi dhe korri fitore të thellë ndaj Gllogocit 6-0. Java u mbyll me ndeshjen e shumëpritur mes Akllapit dhe Niveles, qe i takoi këtyre të fundit, madje Nivela çmontoi tërësisht Akllapin me plot gjashtë gola dhe pësoi vetëm një.

Tabela dhe golashënuesit më të mirë në Superligë:

superligaGOLL

Liga e Dytë gjithashtu pati gjëra të bukura për tu veçuar. Ardeno e hapi javën me fitoren 6-2 ndaj Besa Sllovisë, teksa fitore shënoi dhe Restaurant Shpella që duket në formë të mirë, ata munden 7-0 Minatorin nga Babushi. Flaka disi me vështirësi fitoi ndaj Muhagjerëve ku e zgjidhi ndeshjen vetëm në pjesën e dytë. Plot 14 gola u shënuan në sfidën mes Drenit dhe Amico Caffes, ndërsa këta të fundit triumfuan në fund me rezultat 9-5.

liga

E diela startoi me fitoren 2-0 të Spartës ndaj Dardanëve, ndërsa edhe Professional Electro korri fitoren e parë të thellë ndaj Venezia 2 me rezultat 6-1. Befasia e javës erdhi nga Smallusha që mori fitore ndaj Reluxit që në letër ishte favorit në këtë takim. Smallusha fitoi me rezultat 4-3 në fund. Rubofci nuk u djersit shumë ndaj Dostave, teksa ata morën fitore me rezultate 3-1. Java u mbyll me fitoren e Qullve ndaj Olimpic Fitnesit me rezultat 7-3.

Tabela dhe golashënuesit më të mirë në Ligën e Dytë:

liga2goll

Tabela dhe golashënuesit më të mirë në Ligën e Tretë: 

11058553 419395004908278 969548139068365910 n

telegrafi sport app