LAJMI I FUNDIT:

Java e 23-të e shtatzënisë: Sa më shumë vallëzoni kërceni dhe i flisni bebes, sepse ajo ju ndien

Java e 23-të e shtatzënisë: Sa më shumë vallëzoni kërceni dhe i flisni bebes, sepse ajo ju ndien

Ja çfarë ndryshimesh ndodhin te nëna e ardhshme

Mushkëritë e bebes suaj janë duke u përgatitur ngadalë për frymëmarrje dhe qarkullimi i gjakut te ju rritet, kështu që mund të prisni ënjtje në këmbë.


Ja çfarë tjetër ju pret në javën e 23-të të shtatzënisë.

Çfarë po ndodh me beben?

Bebja juaj është rreth 28 cm e gjatë dhe peshon pak më shumë se 450 gramë (si një patëllxhan). Ju mund ta ndieni atë duke u lëkundur nën rrobat tuaja.

Lëkura e bebes nuk është më transparente. Për shkak të formimit të pigmentit, ajo bëhet e kuqërremtë. Mushkëritë përgatiten për frymëmarrje – në to zhvillohen enët e gjakut.

Bebja tashmë mund të dallojë tingujt që vijnë nga jashtë mitrës dhe gjithnjë e më shumë i “përthith” ata, në mënyrë që të përgatitet për botën e jashtme, transmeton Telegrafi.

Kur ajo të lindë, në bazë të lartësisë së tonit do ta njohë zërin tuaj, kështu që bisedoni me të sa më shumë që të jetë e mundur tani. (Kjo vlen edhe për baballarët!). Vallëzoni! Fëmija juaj mund ta ndiejë atë, sepse ndjenja e tij e lëvizjes tani është zhvilluar.

23 Weeks Pregnant: Baby Development, Symptoms, and More

Çfarë po ndodh me mamin?

Deri në këtë pikë, me siguri keni shtuar 5 deri në 7 kilogramë dhe vizitoni gjinekologun tuaj një herë në muaj.

Mendon se ke ftohtë? Ndoshta është një ftohje dhe ndoshta shtatzënia është arsyeja pse hunda juaj është bllokuar ose rrjedh gjak. Horomonet janë fajtorë për gjithçka që ju ndodh. Qarkullimi i gjakut është i përshpejtuar në krahasim me më parë dhe mukozat janë shumë të ndjeshme. Vitamina C mund të jetë e dobishme, por përpara se të filloni ta merrni, konsultohuni me mjekun tuaj dhe mos e teproni.

Gjatë kësaj periudhe është e mundur edhe shfaqja e ënjtjes në kyçe dhe këmbë. Qarkullimi i dobët në këmbë, i ndihmuar nga ndryshimet në përbërjen kimike të gjakut, çon në mbajtjen e ujit, si rezultat i të cilit shfaqet ënjtje (edema). Lëngjet e tepërta të trupit do t’i nxjerrë nga trupi pas lindjes dhe kjo është arsyeja që do të urinoni shpesh dhe do të djersiteni disa ditë pas lindjes. Ndërkohë, shtrihuni në anën e majtë ose ngrini këmbët sa herë që mundeni, shtrini këmbët kur jeni ulur dhe shmangni qëndrimin ulur ose qëndrimin në një vend për periudha të gjata.

Gjithashtu, bëni ushtrime për të përmirësuar qarkullimin dhe vishni çorape mbështetëse dhe këpucë të rehatshme. Mos e reduktoni marrjen e lëngjeve për shkak të ënjtjes, pasi ju nevojiten për të parandaluar dehidratimin. Ënjtja e tepërt mund të jetë shenjë e një gjendjeje serioze të quajtur preeklampsi.

Java e 22-të e shtatzënisë: Ndiheni si një thes boksieri për beben tuaj, por do të vini re edhe strijat e para
Lexo po ashtu Java e 22-të e shtatzënisë: Ndiheni si një thes boksieri për beben tuaj, por do të vini re edhe strijat e para

Çfarë duhet të bëni?

Organizoni një pastrim të përgjithshëm të shtëpisë. Uluni dhe bisedoni me partnerin tuaj për atë që dëshironi të rregulloni në shtëpi përpara se të vijë fëmija. Mos e bëni vetëm, sepse mund të jetë e rrezikshme të mbingarkoni veten (mos u ekspozoni ndaj kimikateve dhe mos ngjitni shkallët!), por kërkoni nga anëtarët e familjes që t’ju ndihmojnë.

Ndihmoni këmbët tuaja. Këmbët tuaja do të kënaqen duke pushuar në një banjë të ngrohtë. /Telegrafi/