LAJMI I FUNDIT:

Jashari riemërohet sekretar pa konkurs

Jashari riemërohet sekretar pa konkurs

Bajram Jashari është emëruar për të tretën herë sekretar në këtë ndërmarrje, derisa emërimi i tij është bërë pa konkurs publik. Përfaqësuesit e shoqërisë civile për emërimin i tij pa konkurs thonë se është në kundërshtim me Ligjin për Ndërmarrjet Publike.

Por, Fatos Sahiti, kryetar i Bordit të Drejtorëve të “Ibër-Lepecit”, ka thënë se emërimi i sekretarit është bërë sipas Ligjit për Ndërmarrjet Publike.


Bordi i Drejtorëve i Ndërmarrjes “Ibër-Lepenc” e ka emëruar sekretar të kompanisë Bajram Jasharin, i cili është dhëndër i deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, i njohur në opinion me nofkën “Kamishi”.

Jashari është emëruar për të tretën herë sekretar në këtë ndërmarrje, derisa emërimi i tij është bërë pa konkurs publik.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile për emërimin i tij pa konkurs thonë se është në kundërshtim me Ligjin për Ndërmarrjet Publike.

Por, Fatos Sahiti, kryetar i Bordit të Drejtorëve të “Ibër-Lepecit”, ka thënë se emërimi i sekretarit është bërë sipas Ligjit për Ndërmarrjet Publike.

“Nuk është në kundërshtim me ligjin, ne e kemi opinionin e zyrtarit ligjor. Neni 21 i Ligjit mbi Ndërmarrjet Publike përcakton rolin e Bordit, që domethënë Bordi vendos me shumicë votash. Neni 21 përcakton mundësinë që i jep hapësirë Bordit për ta bërë përzgjedhjen e katër zyrtarëve, njëri prej tyre është edhe sekretari, se kjo nënkupton nëse niseni në mënyrë retrospektive nuk është vetëm sekretari i auditorit që i është vazhduar me mandat të plota. E kemi opinionin se ne për çështje ligjore e marrim opinionin e njerëzve të thirrur në ‘Ibër-Lepenc’ për çështje ligjore, jo vetëm për këtë d.m.th opinionin e marrim prej bazës, por njëkohësisht konsultohemi edhe me zyrtarë të tjerë ligjorë për verimet tona”, ka thënë Sahiti.

Dardan Abazi, nga Instituti për Politikat Zhvillimore – INDEP, duke e interpretuar Nenin 21 për Ndërmarrjet Publike thotë se emërimi i sekretarit pa konkurs është i kundërligjshëm.

Ai ka thënë se Ligji Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, përkatësisht Neni 21 i tij që sqaron procedurat e emërimit të zyrtarëve të ndërmarrjes publike, kërkon që procedura të jetë e hapur, transparente dhe konkurruese, e cila ka për qëllim që të gjitha emërimet të bëhen ekskluzivisht në bazë të meritës.

“Kjo nuk nënkupton asgjë tjetër përveçqë sekretari të emërohet me konkurs publik dhe me një procedurë të hapur, transparente e mbi të gjitha konkurruese. Në këtë kuptim, Neni 21 pika 4 e Ligjit Nr. 03/L-087 nuk është respektuar. Bordi edhe mund t’ia vazhdonte mandatin sekretarit, por jo pa konkurs publik”, ka thënë Abazi. /Zëri/Telegrafi/