LAJMI I FUNDIT:

Jashari flet pas grumbullimit nga Kosova: Ëndërr e bërë realitet, kam punuar shumë për këtë ditë

Jashari flet pas grumbullimit nga Kosova: Ëndërr e bërë realitet, kam punuar shumë për këtë ditë

Muharrem Jashari është lojtari më i fundit që është ftuar nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Forma fantastike e treguar në garat evropiane me Dritën si dhe në dy xhirot e para në kampionat, kanë bërë që trajneri Bernard Challandes ta ftojë Jasharin.

Mesfushori i Dritës ka folur për Telegrafin rreth ftesës që i është bërë për t’iu bashkuar Kosovës.

Ai ka qenë edhe pjesë e Dardanëve në dy ndeshjet miqësore që u zhvilluan në Antalia të Turqisë ndaj Guineas dhe Gambias.

Për Jasharin është një ëndërr e bërë realitet, pasi thotë se ka punuar shumë për këtë ditë.

(Foto: LumiHD)

“Jam shumë i lumtur me ftesën që kam marrë. Kjo tregon që puna e madhe që kam bërë është shpërblyer më në fund”, ka thënë Jashari.

“Për mua të grumbullohem nga Kosova është një nder dhe krenari e madhe, është një ëndërr e bërë realitet”, tha Jashari.

(Foto: LumiHD)

Tutje numri 10 i Dritës deklaroi se kjo ftesë e motivon të punojë edhe më shumë për të ardhmen.

“Natyrisht unë nuk do të ndalem me këtë ftesë, pasi do të punojë edhe më shumë për të arritur gjëra edhe më të mëdha me klubin dhe Kosovën”, u shpreh Jashari. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori