LAJMI I FUNDIT:

Jasharaj kërkon ndihmën e deputetëve për dialog dhe marrëveshje me Qeverinë

Jasharaj kërkon ndihmën e deputetëve për dialog dhe marrëveshje me Qeverinë
Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, iu ka shkruar letër deputetëve të Parlamentit të Kosovës përmes së cilës ka kërkuar angazhimin e tyre që të ketë dialog e marrëveshje të Qeverisë me sindikatat.

Në letrën drejtuar deputetëve thuhet se “SBASHK-u vazhdon angazhimet që të gjendet mundësi për dialog e marrëveshje me Qeverinë për realizimin e kërkesave legjitime të anëtarësisë e për të mos pasur nevojë për greva e protestë të përgjithshme”.


“Në kuadër të këtij angazhimi SBASHK-u u ka dërguar apel në adresat e tyre zyrtare elektronike deputeteve e deputetëve të Parlamentit të Kosovës duke apeluar te ta që të angazhohen për debat konstruktiv dhe që të ketë dialog e marrëveshje të Qeverisë me sindikatat”.

Shkollat në grevë njëorëshe, Jasharaj: Deklaratat e Qeverisë që po ju dhimbsen nxënësit janë false, më 20 maj protestojmë
Lexo po ashtu Shkollat në grevë njëorëshe, Jasharaj: Deklaratat e Qeverisë që po ju dhimbsen nxënësit janë false, më 20 maj protestojmë

Në apelin e SBASHK-ut të nënshkruar nga kryetari Rrahman Jasharaj, thuhet:

“Të nderuara  deputete, të nderuar deputetë të parlamentit të Republikës së Kosovës  SBASHK-u dhe sindikatat tjera duke respektuar zërin e anëtarësisë së tyre me muaj të tërë janë angazhuar, edhe përmes BSPK-së, që të kenë dialog  me Qeverinë e për të arritur marrëveshje të pranuar për kërkesat legjitime të të punësuarve në arsim dhe në sektorët tjerë.

Mungesa e gatishmërisë së Qeverisë për dialog  ka bërë që të krijohet situatë e tensionuar  dhe SBASHK e sindikatat tjera kanë nisur me veprime të kufizuara e të përshkallëzuara  sindikale, por duke i dhënë kohë e hapësirë Qeverisë për  dialog e marrëveshje.

Ju kujtojmë se ndodhi protesta e 8 prillit me pjesëmarrjen vetëm të udhëheqësve sindikal, por Qeveria heshti, ndodhi edhe greva njëorëshe më 12 maj në tërë sektorin e arsimit  që nga çerdhet e deri në universitete dhe prapë Qeveria heshti. Të premten, më 20 maj, do të jetë protestë  me pjesëmarrje të të punësuarve në arsimim  dhe tërë sektorin publik  dhe nëse edhe pas kësaj  Qeveria hesht dhe nuk  angazhohet për dialog e marrëveshje me sindikatat, atëherë  arsimi dhe sektorët tjerë po shkojnë drejt grevës së përgjithshme, të cilën ne nuk e dëshirojmë  dhe prandaj po ju drejtohemi Juve të nderuara deputete  dhe juve deputetë të nderuar  që të angazhoheni  dhe në një debat konstruktiv  të ndihmoni që të ketë dialog e marrëveshje  të Qeverisë me sindikatat”, thuhet në letër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Lajme
Kalo në kategori