LAJMI I FUNDIT:

Jasharaj flet për intervistimin nga policia, shprehet i habitur se si arriti qytetari që e sulmoi të hyjë në sallën ku po mbanin mbledhje

Jasharaj flet për intervistimin nga policia, shprehet i habitur se si arriti qytetari që e sulmoi të hyjë në sallën ku po mbanin mbledhje

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka folur pas intervistimit nga Policia e Kosovës, në lidhje me incidentin që ndodhi të hënën në mbledhjen e mbajtur mes mësimdhënësve të shkollës fillore “Ismajl Qemali” në Prishtinë dhe përfaqësueseve të SBASHK-ut, ku një person i moshuar, pas mbledhjes, kishte tentuar ta sulmoi fizikisht atë. 

Jasharaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se policia e ka intervistuar atë në zyrën e BSPK-së, duke u shprehur se zyrtarëve policorë ua ka dhënë deklaratën ashtu siç e ka parë rastin.


“Pas incidentit të ndodhur, pas tentimit për të më sulmuar një individ, policia ka ardhur për të marr deklaratat e dëshmitarëve të rastit, por edhe deklaratën time si palë e dëmtuar, e kërcënuar, dhe e kam dhënë këtë deklaratë. Ata kanë ardhur në zyrë te unë, te BSPK-ja, duke më kërkuar ta them rastin ashtu si e kam parë unë”, tha ai.

Tutje Jasharaj tha se incidenti i erdhi papritur dhe tha se nuk arrin ta kuptojë se si ka arritur individi të hyjë në sallën ku po mbanin mbledhje.

Dërgohet në mbajtje personi që tentoi ta sulmoj kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj
Lexo po ashtu Dërgohet në mbajtje personi që tentoi ta sulmoj kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj

“Ishte e papritur. E dini që kam pas fyerje të tjera. Madje dhe kërcënime teorike, por ishte një rast i papritur që ndodhi. Për çudinë time nuk arrij ta shpjegoj se si ka arritur individi të hyjë në sallën ku po mbanin takim me grevistët”, u shpreh ai.

Jasharaj theksoi se “të krijohet një bindje sikur është inskenuar nga dikush, dikush e ka nxit atë gjysh të gjorë me fjalë, se gjoja jam unë jam ai që po i ndali shkollat. Emocionet e tij kanë ndikuar në pleqërinë e tij dhe ka pasur një tendencë mbase dhe të më godas, por nuk ka arritur, sepse kanë ndërhyrë kolegët e mi, shoqëruesit e mi. Por, jo për ta sulmuar atë, por për të ndërhyrë në mes dhe jam shumë krenar që njëri nga shoqëruesit e mi, nënkryetari dhe mësimdhënësi në Prishtinë e ka marr në mbrojtje…”, tha Jasharaj, duke shtuar se “fatmirësisht qytetari nuk është prekur, nuk është lënduar as nuk ka ndonjë sulm nga pala tjetër. Me këshillat që mi kanë dhënë kolegët, e kam lëshuar shkollën dhe kam shkuar te kolegët e mi”.

Tensionohet situata në 'Ismail Qemali', një qytetar tenton ta pengoj ekipin e SBASHK-ut
Lexo po ashtu Tensionohet situata në 'Ismail Qemali', një qytetar tenton ta pengoj ekipin e SBASHK-ut

Jasharaj gjatë prononcimit tha se janë të hapur për dialog me Qeverinë e Kosovës, për plotësimin e kërkesave të grevistëve.

“Ne po lutemi, jemi të hapur për dialog dhe urojmë që edhe pala tjetër qeveria ta bëj të njëjtin veprim. Ne kemi bërë në mënyrë figurative kilometra e kilometra. Le ta bëjë dhe qeveria një hap pozitiv e të ulemi të dialogojmë, sepse jam i bindur që duke biseduar, me qëllim e me vullnetin më të mirë, do të arrihet marrëveshja e cila do të plotësonte kërkesat e grevistëve”, tha tutje ai.

Kryetari i SBASHK-ut theksoi se është i bindur që me vullnetin e qeverisë, kjo çështje mund të zgjidhet brenda ditës sepse kërkesat e tyre, siç tha ai janë legjitime dhe qeveria duhet të reflektojë.

“Nëse vërtetë Qeveria ka dhimbje për arsimin dhe shërbyesit publikë në tërësi, atëherë këtë dhimbje le ta dëshmojnë duke u ulur me ne, e jo duke i vënë pikë deklaratave. Por, më mirë është të vendosen presje, e bashkërisht ta shtojmë angazhimin dhe të arrijmë deri të zgjidhja e duhur dhe e pranuar nga anëtarësia. Nëse kjo nuk ndodh, fatkeqësisht greva do të vazhdojë”, u shpreh Jasharaj.

I pyetur se a do të qëndroj gjatë në krye të sindikatës, ai tha: “Ua kam dhënë besimin anëtarësisë dhe kur më votuan unanimisht, që atëherë u kam thënë që gjersa jam në këtë botë dhe me vullnet të tyre, und do të jem kryetar, dhe sigurisht derisa të pensionohem. E ndjej veten njeriu më krenar në Kosovë, pasi e kam besimin e një sektori tepër të rëndësishëm, që nga çerdhet e deri të universiteteve e të shumë institucioneve të kulturës që janë pjesë e SBASHK-ut”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Siguri
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai

Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai

I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para

I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Kalo në kategori