LAJMI I FUNDIT:

Japonia njofton për shkëputje graduale nga nafta ruse

Japonia njofton për shkëputje graduale nga nafta ruse

Japonia planifikon të reduktojë gradualisht varësinë e saj nga importet e naftës nga Rusia.

Sipas ministrit japonez të Tregtisë dhe Industrisë, Koichi Hagiuda varësia nga burimet ruse të energjisë do të reduktohet ngadalë për të dëmtuar tregtinë e naftës me këtë vend.


“Tani nuk mund të refuzojmë importin e naftës ruse, por jemi të gatshëm të braktisim gradualisht varësinë nga burimet ruse të energjisë, duke gjetur burime alternative të furnizimit”, tha Hagiuda.

Kryeministri Fumio Kishida kishte folur më herët për dëshirën e Japonisë për t’iu bashkuar vendeve të tjera të G7 në vendimin e tyre për të ndaluar importet e naftës ruse.

Hagiuda konfirmoi se qeveria japoneze do të njoftojë detaje rreth afateve kohore dhe hapat e nevojshme për të reduktuar furnizimet me energji nga Rusia.

Muajin e kaluar, Japonia njoftoi planet për të hequr gradualisht importet e saj të qymyrit nga Rusia, ndërsa kërkon furnizues të tjerë mes sanksioneve në rritje ndaj Moskës.

Japonia varet nga importet për pothuajse të gjitha burimet e saj energjetike, pavarësisht se është konsumatori i pestë më i madh i energjisë në mbarë botën. Rreth 3 për qind e importeve totale të naftës së Japonisë vijnë nga Rusia. /Telegrafi/