LAJMI I FUNDIT:

Japonia ka aq shumë shtëpi bosh, planifikohet dhënia e tyre gratis

Japonia ka aq shumë shtëpi bosh, planifikohet dhënia e tyre gratis

Katër vite më parë, Naokos dhe Takayuki Ides iu dhurua një shtëpi. Është një shtëpi me dy dhoma dhe e vendosur mes pemëve në një qytezë të vogël të Okutamës në prefekturën e Tokios.

Përpara se të shpërnguleshin, çifti dhe tre fëmijët e tyre, dy adoleshentë dhe një pesë vjeçar, jetonin me prindërit e Naokos.


“Duhet të bënim shumë rregullime, por donim gjithmonë të jetonim në një qytezë të vogël dhe të kishim një kopsht me lule”, u shpreh Naoko 45. Shtëpia falas duket sikur është një mashtrim.

Por, Japonia ka patur gjithmonë probleme me pronat: Ka më shumë shtëpi se sa njerëz për të jetuar në to.

Në 2013 numëroheshin 61 milionë shtëpi dhe 52 milionë familje. Dhe situata pritet të përkeqësohet, përcjell tch.

Popullsia e Japonisë pritet të ulet nga 127 milionë në 88 milionë brenda vitit 2065, sipas statistikave nga instituti kombëtar i sigurisë shoqërore, që do të thotë se më shumë shtëpi do të jenë të boshatisura.

Duke qenë se të rinjtë largohen nga zonat rurale për të gjetur punë në qytetet e urbanizuara, qytezat dhe fshatrat janë kthyer në vende “fantazmë” ose siç njihen në kulturën popullore të Japonisë “akiya”.

Parashikohet që në 2040 afërsisht 900 qytete dhe fshatra përgjatë Japonisë nuk do të ekzistojnë më, dhe Okutama është njëri prej tyre. Në këtë kontekst dhënia e shtëpive është një strategji mbijetese.

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Fun
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Interesante
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Kalo në kategori