Shumë vende kanë filluar lehtësimin e masave pas paralizimit të jetës për shkak të pandemisë së COVID-19.
Japonia sot ka hequr gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin, pasi në disa rajone ende vlente vendimi për kufizime.
Kryeministri japonez, Shinzo Abe, deklaroi se vendi i tij kishte arritur të vinte në kontroll përhapjen e coronavirusit të ri.
Japonia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme më 7 prill, ndërsa javë më parë nisi heqjen e kufizimeve, por jo edhe në vendet ku kishte ende rrezik, përfshirë edhe Tokion.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Japoni ka arritur në 16,550 ndërsa 820 pacientë kanë vdekur nga Covid-19.
Në Evropë, Çekia sot hap të gjitha kufijtë me Gjermaninë dhe Austrinë. Mirëpo ende vlejnë disa rregulla për turistët e huaj.
Ministria e Brendshme çeke tha se udhëtarët do të duhet të kenë dëshmi të testit negativ ndaj coronavirusit dhe se policia do të vazhdojë të kryejë kontrolle të rëndomta në kufij.
Deri më tani në Republikën Çeke janë shënuar 371 viktima nga Covid-19 dhe janë infektuar 9,002 persona. /kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë