LAJMI I FUNDIT:

Jankuloska: Nuk ndjej faj, kam punuar profesionalisht në MPB (Video)

Jankuloska: Nuk ndjej faj, kam punuar profesionalisht në MPB (Video)

Ish ministrja e MPB-së Gordana Jankuloska ka hedhur poshtë çdo akuzë për punën e saj përderisa ishte ministre e MPB. Ajo sa po ka mbaruar marjen në pyetje në Gjykatën Themelore Shkupi 1, transmeton Telegrafi Maqedoni.

”Mohoj çfarëdolloj fajësie. Jam e qetë pasi nuk kam kryer asnjë krim përderisa kam punuar në MPB. Kam vepruar profesionalisht dhe me dinjitet”


Jankuloska ka qenë personi i tretë i akuzuar në rastin ”Fortesa” dhe është marrë në pyetje nga gjykatësja Aleksandra Pop-Stefanija. Gjithashtu sot ka kryer marrjen në pyetje edhe drejtori i drejtorisë së pestë të MPB, Goran Grujevski./Telegrafi/