LAJMI I FUNDIT:

Janjiq: Ndarja e Kosovës çon në luftë – serbët në veri veçse kanë filluar t’i bëjnë gati valixhet

Janjiq: Ndarja e Kosovës çon në luftë – serbët në veri veçse kanë filluar t’i bëjnë gati valixhet

Udhëheqësi i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq, ka thënë se politikanët serbë nuk i kuptojnë serbët e Kosovës.

Kjo pasi siç thotë ai, ata nuk e kuptojnë se çfarë në praktikë do të thotë ndarja, e cila sipas tij do të thoshte rritje e mundësive për luftë.


“Nuk është një gjë e thjeshtë. Serbët në veri kanë mbushur tashmë valixhet e tyre, ata e dinë shumë mirë se konfliktet vijnë kur territoret ndahen ose shkëmbehen”, citohet të ketë thënë Janjiq për mediumin serb “Danas”, përcjell Telegrafi.

Madje, sipas tij, realizimi i kësaj dëshire të autoriteteve serbe për ndarjen ose shkëmbimin nuk është fare reale.

“Shkëmbimi i territorit ose i ndarjes çon në mundësinë e luftës, pavarësisht nga marrëveshjet e supozuara. Dhe kjo është arsyeja pse as Amerika, as BE nuk do ta pranojnë atë”, citohet të ketë thënë tutje ai. /Telegrafi/