LAJMI I FUNDIT:

Janjiq hedh poshtë deklaratat e Vuçiqit, thotë se Kisha Ortodokse serbe nuk kërkon ndihmë nga Qeveria e Kosovës

Janjiq hedh poshtë deklaratat e Vuçiqit, thotë se Kisha Ortodokse serbe nuk kërkon ndihmë nga Qeveria e Kosovës

Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë nuk kërkon ndihmë financiare nga Qeveria e Kosovës, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq.

Kjo deklaratë e igumenit Janjiq, vjen pas deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili të mërkurën ka thënë se Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë, ndonëse nuk dëshiron kufij etnik, ajo do që “shteti i Kosovës” t’i paguaj 650 mijë euro.

Por, igumeni Janjiq ka hedhur poshtë deklaratën e presidentit Vuçiq, duke thënë se kërkesa e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë ndaj Qeverisë së Kosovës ka të bëjë me pagesën e qirasë për shfrytëzimin e objektit që është pronë e kësaj kishe dhe në të cilin objekt është vendosur Agjencia e Kosovës kundër korrupsionit.

“Së pari, nuk bëhet fjalë për vërtetësinë e shumës. Së dyti, bëhet fjalë për qiranë e papaguar, për keqpërdorimin e shfrytëzimit të pronës së Kishës Ortodokse Serbe në Prishtinë nga Agjencia për luftë kundër korrupsionit. Kisha jonë ka kërkuar që për shfrytëzimin disavjeçar të objektit, duhet të paguhet qiraja e vonuar për të gjitha vitet e kaluara. Qeveria e Kosovës ka pranuar që të paguaj rreth 200 mijë euro, por pjesa tjetër e shumës së parave, nuk janë paguar. Pra, nuk bëhet fjalë për kurrfarë ndihme nga Qeveria e Republikës së Kosovës, por për qiranë për shkak të uzurpimit të objektit të Kishës ortodokse Serbe”, ka sqaruar Janjiq.

Objekti në të cilin gjendet Agjencia Kundër Korrupsionit, sipas kadastrës, i takon Tempullit të Shën Nikollës në Prishtinë.

Sipas igumenit Janjiq, pas angazhimit të disa ambasadave në Kosovë, e veçanërisht të asaj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është arritur një marrëveshje që një pjesë të parave të qirasë të paguhet.

Në anën tjetër, shefi i Ekipit teknik të Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se pagesat e qirasë ndaj kishës ortodokse serbe janë kryer.

“E di që ka qenë një obligim më herët dhe që ka mbetur për një objekt të Agjencisë kundër – korrupsion, të cilin e shfrytëzon. Qeveria e Kosovës i ka kryer të gjitha obligimet, diku në nëntor të vitit të kaluar”, ka thënë Arifi.

Ndryshe, igumeni Janjiq ka theksuar se Kisha Ortodokse serbe në Kosovë nuk ka kërkuar asnjëherë ndihmë financiare nga Qeveria e Kosovës dhe se këtë ndihmë e merr vetëm nga shteti i Serbisë.

Por, deklarata e presidentit të Serbisë kishte pasuar letrën e hapur të peshkopit të Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, në të cilën letër ai kishte thënë se ndarja e territorit do të sillte deri te shpërngulja e serbëve nga Kosova dhe deri te shkatërrimi i trashëgimisë kulturore.

Megjithatë, igumeni Janjiq nuk ka dashur që ta komentojë deklaratën e Vuçiqit se “mbase më mirë është diçka se sa asgjë” në rast të zgjidhjes së çështjes së Kosovës, duke thënë se nuk është kompetent për diçka të tillë.

Por, ai ka theksuar se peshkopi Teodosije ka shprehur shqetësimin e kishës për shkak të shpeshtimit të ideve për ndarje të Kosovë, të cilat sipas tij, “mund të kenë efekte katastrofale për popullsinë ortodokse serbe dhe objektet e tyre te shenjta, por edhe mund të jenë të dëmshme për të gjithë rajonin”. Ndarja, sipas igumenit Janjiq, nuk është rruga që çon drejtë të ardhmes evropiane.

Por, si e sheh igumeni Janjiq, marrëveshjen përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?

“Pikërisht për këtë shkak peshkopi Teodosije nuk ka hyrë në detaje, për shkak se Kisha nuk mund të përzihet në vet përmbajtjen politike të marrëveshjes. Kjo nuk është puna e jonë dhe as që jemi të zgjedhur që të sjellim vendime politike. Nuk kemi as të drejtë që të imponojmë çfarëdo formule politike”.

“Por, ne në një mënyrë, si dikush që jeton këtu dhe për të cilët kjo nuk është çështje politike apo çështje e interesave tona, por është çështje e jetëve tona, para së gjithash dhe jetëve të njerëzve me të cilët ne punojmë këtu, obligim i ynë është që të tërheqim vëmendjen dhe përkujtojmë për disa fakte të caktuara”, ka thënë Janjiq.

Ai ka shtuar se cilado zgjidhje që do të arrihet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të jetë në funksion të mbijetesës së njerëzve, të pjesës më madhe të serbëve të Kosovës, ndërkohë që sipas tij, shumica e serbëve të Kosovës jetojnë në pjesën jugore të lumit Ibër. /rel/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori