LAJMI I FUNDIT:

Jani Makraduli: Plani kundër ndotjes do të japë rezultate

Jani Makraduli: Plani kundër ndotjes do të japë rezultate

Ndonëse ndotja e ajrit është problem i cili kërkon zgjidhje urgjente, qeveria në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë ka hartuar plan i cili do të gjej zbatim nga viti i ardhshëm dhe do të zgjas dy vite të plota.

Zv.ministri i ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinorë, Jani Makraduli shprehet se qeveria nuk i shmanget përgjegjësisë dhe nuk fsheh të dhënat për ndotjen, përkundrazi punon në zgjidhjen afatgjate të problemit.


“Zëvendësimi ose përballja më burimet e ndotjes së ajrit është prioritet. Në Maqedoni dhe në Shkup burim kryesor i ndotjes janë amvisëritë dhe ngrohja në institucionet publike. Nuk ekziston partner ndërkombëtarë që nuk vërtetoi planin e Qeverisë për ajër të pastër. Ju siguroj se kjo është zgjidhje sistematike, e koordinuar, kredibile, dhe e planifikuar për të ballafaquar me ndotjen e ajrit në Shkup dhe në vend. Ne nuk ikim dhe nuk fshehim të dhënat”, deklaroi Jani Makraduli.

Makraduli apeloi deri tek të gjitha institucionet dhe njësitë e qeverisjes lokale që të kyçen në planin e përbashkët, për ajër të pastër. Ai gjithashtu njoftoi se vitin e ardhëm në Shkup të gjitha instrumentet matëse do të zëvendësohen me të reja.

Këto deklarata Makraduli i bëri gjatë vizitës së një shkolle në Komunën e Aerodromit e cila ka aplikuar masën e Qeverisë për ndërrimin e mënyrës së ngrohjes, nga ngrohja me naftë në ngrohje me peleta.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori