LAJMI I FUNDIT:

Janeva-Stoltenberg: PSP ka një rëndësi të jashtëzakonshme për Maqedoninë

Janeva-Stoltenberg: PSP ka një rëndësi të jashtëzakonshme për Maqedoninë

Kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva sot realizoi takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në kuadër të vizitës së tij të parë në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë takim, siç informojnë nga PSP-ja, Janeva ka informuar kreun e NATO-s se Prokuroria Speciale me të cilën ajo udhëheq ka prgjegjësi institucionale për hetim të veprave penale të cilat janë të lidhura dhe dalin nga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve dhe se janë të vendosur në plotësimin e qëllimit për të cilin janë formuar.


Janeva ka theksuar se puna e kësaj prokurorie është me rëndësi të jashtëzakonshme për sigurimin e sundimit të ligjit dhe kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet e shtetit, si një ndër parakushtet kryesore për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në NATO./Telegrafi/