LAJMI I FUNDIT:

Janeva: Rasti Monstra do të udhëhiqet nga PSP-ja (Video)

Janeva: Rasti Monstra do të udhëhiqet nga PSP-ja (Video)

Prokurorja Speciale Katica Janeva në konferencën e sotme për shtyp tha se PSP ka marrë nën kompetencat e saj edhe rastin “Monstra” për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës.

Ajo tha se në seancën e ardhshme do të jetë të gatshëm për gjykimin, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Shpresojmë që në seancën e muajit prill do të jemi të gatshëm për t’u paraqitur para gjykatës. Ndërsa në rjedhë është faza e mbledhjes së fakteve”, tha Janeva.

Përndryshe, PSP sot njoftoi se ka hapur tre lëndë të reja ku mes tjerash të dyshuar janë edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ai i OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski./Telegrafi/