LAJMI I FUNDIT:

Janeva: Parregullsitë zgjedhore kanë dhënë përfaqësues jolegjitim në institucione (Video)

Janeva: Parregullsitë zgjedhore kanë dhënë përfaqësues jolegjitim në institucione (Video)

Prokurorja speciale Katica Janeva konsideron se parregullsitë zgjedhore kanë dhënë përfaqësues jolegjitim në institucionet, si: kryetar shteti, deputetë, si edhe Gjykatë Kushtetuese, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo ishte përgjigja që Janeva ua dha gazetarëve në pyetjen për të komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për të ndryshuar Ligjin për faljen e të dënuarve, ku do të përfshihen edhe ata që janë dënuar për parregullsi zgjedhore. Këtë mendim Janeva e bazon në hetimet që ajo është duke i udhëhequr, ku në rastin ”Titanik” ka të dyshuar edhe ish-funksionerë të lartë shtetërorë./Telegrafi/