Janet Jackson do të operohet, anulon koncertet

Janet Jackson përmes një postimi në Twitter ka konfirmuar anulimin e turneut të saj “Unbreakable”.
Këngëtarja amerikane 49 vjeçare ka thënë se anulimi i koncertit është bërë për shkak të një operacioni që do t’i nënshtrohet, por nuk ka bërë të ditur se për çfarë operacioni bëhet fjalë, transmeton Koha.net shkrimin e Daily Mail.
“Përshëndetje të gjithëve. Dua që ta dini se sot kam mësuar nga mjekët se duhet t’i nënshtrohem një operacioni. Më thyhet zemra që t’ju them se më duhet të anuloj turneun ‘Unbreakable’ deri në verë”.
“Çdo datë do të ricaktohet. Mbani tiketat, ato do të merren parasysh në një mënyrë të veçantë kur të caktohen datat e reja”, ka shkruar Jackson.
Nga
Telegrafi
25/12/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































