Momenti i thyerjes së vezës përpara gatimit mund të shoqërohet me surpriza, që shpesh dalin të pakëndshme. I tillë është rasti i njollave të kuqe të saj ngjitur me të verdhën e vezës.
Ka njerëz të cilëve këto njolla nuk u bëjnë aspak përshtypje, por ka të tjerë që tremben, nuk e dinë çfarë po ndodh në brendësi të vezës dhe e hedhin atë në plehra duke kërkuar e thyer një tjetër.
Në këtë artikull do të gjeni përgjigjen e saktë për pyetjen kryesore që lind natyrshëm kur përballemi me të verdhën me njollë të vezës.
Çfarë janë njollat e kuqe që ngjiten tek e verdha e vezës?
Këto njolla njihen ndryshe si njolla mishi. Ato kanë ngjyrë të kuqe dhe nuk janë aspak të dëmshme për shëndetin e njeriut. Njollat, sipas ekspertëve, krijohen nga çarja e një ene të hollë gjaku gjatë formimit të vezës. Këto grimca të ngjitshme mund të hiqen me majën e thikës ose me një lugë druri.
Si t’i ruajmë vezët, në frigorifer apo jo?
Sipas të dhënave ruajtja në frigorifer garanton freskinë afatgjatë të vezëve. Nga ana tjetër, vezët mund të përthithin aromat e ushqimeve të tjera që ruhen në frigorifer. Rrjedhimisht, duhet t’i ruani vezët në ambalazhime kartoni dhe t’i mbroni nga aromat. Shumë njerëz i ruajnë vezët në sirtarin e veçantë tek dera e frigoriferit, shkruan AgroWeb. Kjo konsiderohet e gabuar sepse hapja dhe mbyllja e shpeshtë e derës mund të shkaktojë luhatje temperature të vazhdueshme. Një gjë e tillë nxit shumimin e baktereve dhe prish membranën mbrojtëse të vezëve. Rrjedhimisht, vezët duhen mbajtur sa më thellë në frigorfer.
Vezët dhe gatimi
Disa ekspertë të gatimit pretendojnë se vezët e ruajtura në temperaturë ambienti janë më të mira për gatimet e pjekura. Ata sugjerojnë që vezët të nxirren nga frigoriferi dhe të përdoren për gatim pas dy orësh.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër