LAJMI I FUNDIT:

Janë shpëtuar të gjithë minatorët e Trepçës, kishin mbetur të ngujuar rreth 18 orë

Trepca - Minatoret - foto ridvan slivova

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të ndërmarrjes “Trepça”, Ibrahim Jonuzi, ka thënë se të gjithë minatorët që kanë mbetur të ngujuar për rreth 18 orë në Minierën e Trepçës janë shpëtuar.

Jonuzi për Telegrafin tha se gjendja shëndetësore fizike e minatorëve është e mirë, pos që kanë pasur shqetësime për shkak të bllokimit të gjatë në minierë.


“Të gjithë minatorët janë nxjerrë nga miniera. Janë 40 minatorë që kanë qenë të ngujuar të cilët kanë qëndruar përreth 18 orë në horizontet e minierës. Të gjithë kanë dalë shëndoshë e mirë pavarësisht shqetësimeve të vogla por gjendja e tyre është stabile dhe nuk kemi ndonjë informacion që dikush nga ta ka kërkuar trajtim të mëtejshëm”, ka thënë ai.

Rreth 40 minatorë kishin mbetur të ngujuar nga mbrëmë në horizontet 5, 10 dhe 11 me rreth 900 metra nën tokë.

Ngujohen për më shumë se 15 orë rreth 40 minatorë të Trepçës
Lexo po ashtu Ngujohen për më shumë se 15 orë rreth 40 minatorë të Trepçës

Shkak i ngujimit të tyre kanë qenë problemet me energji elektrike.

Në vendin e ngjarjes sipas kanë arritur edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, drejtuesit e Trepçës dhe ekipet e emergjencës.

Sipas zyrtarëve të Trepçës problem kryesor pse po ndodhin defekte të tilla është vjetërsia e ndërmarrjes./Telegrafi/