LAJMI I FUNDIT:

A janë këto veprime që tregojnë se Putini po përpiqet të mobilizojë ukrainasit në lindje të vendit për të luftuar për Rusinë?

A janë këto veprime që tregojnë se Putini po përpiqet të mobilizojë ukrainasit në lindje të vendit për të luftuar për Rusinë?

Ka pasur shumë diskutime për atë që po ndodh në zonat e kontrolluara nga Moska në lindje të Ukrainës.

Kështu, besohet se me këto veprime, Rusia mund të jetë duke u përpjekur të angazhojë ukrainasit që jetojnë në territoret e pushtuara në ushtrinë ruse.


Reagime të ashpra nga Ukraina ndaj ‘propozimeve për lëshim të territoreve’ - i fundit vjen edhe nga Zelensky
Lexo po ashtu Reagime të ashpra nga Ukraina ndaj ‘propozimeve për lëshim të territoreve’ - i fundit vjen edhe nga Zelensky

Në këtë drejtim, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet pushtuese në Kherson Oblast thuhet se po përpiqen të detyrojnë vendasit në zonat e pushtuara për të bashkëpunuar me aparatet e pushtimit, thotë Instituti për Studimin e Luftës (ISW).

Putin "e bën më të lehtë nënshtetësinë ruse për ukrainasit"
Lexo po ashtu Putin "e bën më të lehtë nënshtetësinë ruse për ukrainasit"

Në të njëjtën kohë, raportohet se ka përpjekje për të mobilizuar ukrainasit në zona të tilla në ushtrinë ruse.

Veç kësaj, të mërkurën, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret që thjeshton procedurën për marrjen e pasaportave ruse në Zaporizhia dhe Kherson Oblast.

Dhe Qendra e Rezistencës së Ukrainës iu referua këtij dekreti si një përpjekje për “pasaportizim masiv”. /Telegrafi/