LAJMI I FUNDIT:

Reagime të ashpra nga Ukraina ndaj ‘propozimeve për lëshim të territoreve’ – i fundit vjen edhe nga Zelensky

Reagime të ashpra nga Ukraina ndaj ‘propozimeve për lëshim të territoreve’ – i fundit vjen edhe nga Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka hedhur poshtë sugjerimet që Kievi të hiqte dorë nga territori dhe të bënte lëshime për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

Komentet nga Zelensky dhe një ndihmës i lartë vijnë pasi trupat ukrainase po përballen me një ofensivë të përtërirë në dy rajone lindore, të cilat separatistët rusisht-folës i morën në vitin 2014.


Një editorial i New York Times tha më 19 maj se një paqe e negociuar mund të kërkojë që Kievi të marrë disa vendime të vështira, duke qenë se një fitore vendimtare ushtarake nuk ishte realiste.

Dhe ish-sekretari amerikan i shtetit, Henry Kissinger, sugjeroi këtë javë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos që Ukraina duhet të lejojë Rusinë të mbajë Krimenë, të cilën e aneksoi në vitin 2014.

“Çfarëdo që të bëjë shteti rus, gjithmonë do të gjeni dikë që të thotë ‘Le të marrim parasysh interesat e tij’”, tha Zelenskyy në një fjalim video natën vonë.

Kissinger thotë se Ukraina "duhet t'i lëshojë territor Rusisë" për t'i dhënë fund luftës
Lexo po ashtu Kissinger thotë se Ukraina "duhet t'i lëshojë territor Rusisë" për t'i dhënë fund luftës

“Ekziston përshtypja se zoti Kissinger nuk e ka 2022-ën në kalendarin e tij, por 1938-ën, dhe se ai mendon se po flet me një audiencë jo në Davos, por në Mynih të asaj kohe”.

Në vitin 1938, Britania, Franca, Italia dhe Gjermania arritën një pakt në Mynih që i dha diktatorit nazist Adolf Hitler tokë në Çekosllovakinë e atëhershme, si pjesë e një përpjekjeje të dështuar për ta bindur atë të braktiste zgjerimin e mëtejshëm territorial.

“Ndoshta New York Times gjithashtu ka shkruar diçka të ngjashme në 1938. Por më lejoni t’ju kujtoj, tani është viti 2022”, citohet të ketë thënë Zelenskyy.

Më herët, këshilltari i Zelenskyy, Oleksiy Arestovych tha se disa vende evropiane donin qartë që Ukraina t’i bënte lëshime Putinit.

“Askush nuk do të tregtojë një gram të sovranitetit tonë apo një milimetër të territorit tonë”, ka thënë ai. “Fëmijët tanë po vdesin, ushtarët po goditen nga predha dhe ata na thonë të sakrifikojmë territorin. Nuk do të ndodhë kurrë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori