LAJMI I FUNDIT:

Janë dorëzuar emrat e ministrave të rinj në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Janë dorëzuar emrat e ministrave të rinj në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Janë dorëzuar në Kuvend emrat e ministrave dhe zv.ministrave të ri. Pas arkivimit të propozimeve nga ligjvënësi, ata duhet të procedohen dhe të vendosen në rend dite për t’u votuar në seancë plenare. Ashtu siç njoftoi Alsat ditë më parë, në postin e ministres së Financave është propozuar Nina Angellovska. Ajo është 31 vjeçare.

Në postin e zv.ministres së Arsimit është propozuar Elizabeta Naumovska, profesore e fizikës dhe në postin e zv.ministrit të Ekonomisë Kire Kolemishevskin, i diplomuar në Universitetin e Shën Kirillit dhe Metodit në Fakultetin e Drejtësisë. Në këtë post vjen nga Banka Maqedonase për Mbështetjen e Zhvillimit.

Ndër emrat e propozuar është edhe Nexhat Mehmedoviq si zv.ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive. Ndërsa Alsat mëson se Ibrahim Dehari do të jetë ministër i ri për investime të huaja. Dehari është kuadër i BDI-së ndërsa në këtë post kalon pas shkarkimi të Zoran Shapuriq, ai është biznesmen dhe ligjërues në Universitetin e Tetovës.

Në qershor u bënë ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar me ndryshimin e disa ministrave. Posti i ministrit të Financave që atëherë ka qenë bosh.

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori