LAJMI I FUNDIT:

‘Janakieski ka pranuar ushqim prej shtëpisë së tij’

‘Janakieski ka pranuar ushqim prej shtëpisë së tij’

Ish ministri Mile Janakieski i cili nga dita e premte përsëri gjendet në burgun e Shuto Orizares dhe që njoftoi se do të bëj grevë uroi, siç thonë nga drejtoria e burgut, që nga dita e hënë ka pranuar ushqim, ujë dhe veshje nga shtëpia e tij.

Nga kjo drejtori thonë se gjendja shëndetësore dhe psikike e Janakieskit është stabile, por nuk e dinë nëse ish ministri ka vazhduar me grevën e urisë apo ushqehet nga ajo që i dërgojnë nga shtëpia, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Mile Janakieski në grevë urie në burgun hetues “Shkupi”
Lexo po ashtu Mile Janakieski në grevë urie në burgun hetues “Shkupi”

Avokati i Janakieski, Elenko Milanov, për ‘A1on’ dje tha se arsyeja për grevën e urisë është vendimi i gjykatës që i shqiptoi masën e paraburgimin për aktakuzën e re të Prokurorisë për shitjen e tokës shtetërore.

Janakieski momentalisht ka dy vendime aktive për paraburgim. Krahas vendimit për paraburgim, Janakieski ju vazhdua edhe paraburgimi shtëpiak për procedurën hetimore që ka të bëjë për ngjarjet në Kuvendin e RMV-së më 27 prill të vitit 2017, e që Prokuroria e akuzon se është njëri ndër organizatorët./Telegrafi